×
  • Lajme
  • Lajme

    Basri Sejdiu thotë se do të rikthehet në krye të SHSKUK-së

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Me 6 korrik të këtij viti nga Bordi i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), është shkarkuar nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

    Arsyet që i ka dhënë Bordi për shkarkimin e Sejdiut kanë qenë të lidhura me raportin e auditorit të brendshëm, që ka identifikuar shkelje të shumta përfshirë keq menaxhimin dhe performancën e dobët.

    Por ndryshe nga Bordi, ka vendosur Inspektorati i Punës.

    Nga ky institucion është konstatuar se arsyet e Bordit për shkarkimin e Sejdiut kanë qenë të pabaza.

    Aty është theksuar se proceset e përshkruara në arsyetimin e vendimit të bordit të SHSKUK për shkarkim, nuk janë kompetencë e drejtorit të përgjithshëm.

    Kështu nga ky inspektorat është urdhëruar rikthimi i menjëhershëm i Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së.

    Por i njëjti ende nuk ka filluar punën.

    Sejdiu në një prononcim për Front Online, ka thënë që Bordi i SHSKUK-së, ende nuk ka marrë vendim për kthimin e tij në punë.

    “Po mendoj që së shpejti do të filloj punën. Po pres vendimin që duhet të marr Bordi i Përgjithshëm i SHSKUK-së. Kështu që nga Inspektorati është bërë e qartë. Vendimi është obligativ dhe duhet që të zbatohet nga ta”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Megjithatë Sejdiu, përmendi edhe mundësinë që Bordi të bëj ankesë për vendimin e Inspektoratit të Punës.

    “Ata mund të bëjnë ankesë por nuk e di se cilët do të jenë hapat e tyre të mëtutjeshëm por pres rikthimin. Është një vendim shumë i qartë nga Inspektorati i Punës dhe vetëm po e pres kthimin”, ka thënë tutje Sejdiu.

    Përndryshe, detyrën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, që nga 6 korriku është duke e ushtruar infektologu Valbon Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Analisti Bekim Çollaku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka komentuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump se ka ndalur një...
    Lajme14 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me mundësinë e një sulmi nga Serbia. Ai tha se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës në Ditën Kombëtare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.