×
  • Sport
  • Sport

    Bashkimi në epërsi ndaj Penzës

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Bashkimi ka fituar ndeshjen e tretë finale të “Play-off” në  Ligën e Femrave me rezultat 74:63 (20:25, 17:13, 23:12, 14:13), duke kaluar 2:1 në epërsi.

    Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e EBC Ligës së Femrave.

    Takimi i katërt do të zhvillohet të hënën në Pejë. Nëse Bashkimi shënon fitore do të shpallet kampion, kurse nëse fiton Penza, do të zhvillohet edhe ndeshja e pestë.

    Takimi në Prizren ishte interesant, ku çereku i parë ishte i baraspeshuar, por në fund shkëputet skuadra pejane që e fiton këtë pjesë 20:25.

    Vashat prizrenase kundërpërgjigjen në periodën e dytë, që për një nuancë ishin më të mira, duke e fituar periodën e dytë, 17:13, për të shkuar në pushim me shifrat 37:38.

    Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku skuadra vendase dominoi totalisht në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar 23:12, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 60:50.

    Vendaset arritën epërsinë më të lartë 74:57, kurse triumfuan në fund 74:63.

    Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 18 pikë e 14 kërcime dhe Aisha Balarabe me 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Penza u dalluan Valbona Bytyqi me 16 pikë e 10 kërcime dhe Diedona Halitaj me 20 pikë.

     

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Sport24 Prill 2024
    Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Suharekën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar...
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) po qëndron një Mision këshillues i ekspertëve ndërkombëtarë për ta vëzhguar punën e...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde. Në takim,...
    Vip24 Prill 2024
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është duke shijuar disa ditë pushimesh në një destinacion të njohur për luksin dhe pamje mbresëlënëse...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka lënë të kuptohet se Kosova është e...
    Lajme24 Prill 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka shkruar në “X” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke e komentuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Një nënë amerikane është ribashkuar me të bijën, pasi për 22 vite jetuan ndarazi. Katie Cleath, 37-vjeçe nga Tulsa aktualisht jeton në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.