×
  • Sport
  • Sport

    Bashkimi befason Yllin në çerekfinalen e parë

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 79:94 (17:15, 19:28, 24:12, 15:20, 4:19) në çerekfinalen e parë të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por një seri prej 0:9, e mysafirëve bëri që të barazohen shifrat në 15:15, kurse 10 minutat e parë përfundojnë 17:15, përcjell FrontOnline.

    Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi konstante, kurse më të lartën e kishin 33:41, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:43.

    Por, në periodën e tretë bindshëm më të mirë ishin therandasit, që e fituan 24:12, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55.

    10 minutat e fundit ishin mjaft interesante, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin për fitore.

    Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 62:63. Bashkimi kishte epërsi katër pikë, 71:75, më pak se një minutë deri në fund, por Kastrati me katër pikë radhazi barazon shifrat në 75:75 dhe ndeshja shkon në vazhdime.

    E, në vazhdime shkëlqyen prizrenasit që fituan bindshëm 4:19, duke triumfuar në fund 79:94.

    Te Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 9 kërcime, Lg Gill dhe Erjon Kastrati me nga 18 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime dhe Christian Lutete me 18 pikë.

    Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Rahoveci. Takimi i dytë do të zhvillohet të martën në Prizren./FrontOnline/

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport19 Mars 2024
    Seria e Antoine Griezmann prej 84 paraqitjesh radhazi do të marrë fund. Sulmuesi i Atléticos së Madridit ka pësuar një lëndim në...
    Sport19 Mars 2024
    Trajneri i kombëtares olimpike franceze, Thierry Henry, ka thënë se Real Madridi nuk është i gatshëm të dërgojë lojtarët e tyre francezë...
    Sport18 Mars 2024
    Peja ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro në Ligën Ballkanike. Kampionia aktuale e Kosovës ka triumfuar ndaj ekipit malazez Plevla me...
    Të tjera
    Kronika19 Mars 2024
    Një burrë ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Sipas raportit të policisë, me vendim të...
    Kronika19 Mars 2024
    Një burrë nga Klina ka njoftuar policinë se që nga data 2 mars, bashkëshortja e tij bashkë me dy vajzat, kanë shkuar...
    Lajme19 Mars 2024
    Në lidhje me takimin që pritet të mbahet sot në Bruksel ka folur për Front Online, ish-kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita...
    Lajme19 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij, shkruan Front Online. Sipas Policisë së...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin mes Afganistanit dhe...
    Lajme19 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel. Javën që shkoi Bashkimi Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.