×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bashkëshorti e detyron të abortojë foshnjën, rrëfimi prekës i nënës: Unë jam fajtorja që bëj vajza

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Aborti selektiv me bazë gjinore është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, ku që prej vitit 1990 ka 33 mijë vajza të munguara.
    Jona, 30-vjeçarja nga Hasi, nëna e tre vajzave është rrëfyer në “Shqipëria Live” për problemin e saj. Ajo është detyruar nga bashkëshorti i saj që të abortojë pasi priste përsëri vajzë në shtatzëninë e katërt. Ai e kishte kërcënuar se do të divorcohej dhe do të merrte një grua tjetër që mund të bënte djalë.
    “Vij nga qyteti i Kukësit, jam nënë e tre vajzave, dëshira më e madhe ishte të kishim një djalë, sapo bëra 12 javë e pamë dhe ishte vajzë. Kjo gjë për bashkëshortin ishte shumë  e rëndësishme, filluan  debatet, më pas mori një mjek në telefon dhe la një takim që të bënim abortin. Edhe mjeku tha që ta mendonim edhe njëherë sepse kishte pasoja. Por ai tha që ishte vajzë edhe do të hiqej. Shkuam në maternitet dhe u krye aborti. Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më kërcënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e thera, duhej të sakrifikoja një për tre të tjera. Ne ecim me idenë që djali është i shtëpisë dhe vajza lind në derë të huaj e do të shkojë në derë të vet. Ai më tha që nëse se bëja do të shkonte të merrte një grua që bën djem. Isha e detyruar edhe pse jam penduar. Më shoqëroi ai që të sigurohej që do të kryhej. Kur dola nga salla më vinte në mendje ndjenja e fajit. Unë mund të vdisja edhe vetë. Ai ishte indiferent totalisht pasi dola nga salla. Thoshte që t’i i ke tri ca e do të kartën, unë jam fajtorja që bëj vajza”, tha ajo.

    /Top Channel/

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    I ulur në gjunjë, Bardhi i ka propozuar për martesë partneres së tij, Sarës, dhe përgjigja e saj ishte padiskutim: Pooo! Ata...
    Lajme19 Prill 2024
    Analisti dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, profesori amerikan Daniel Serwer, ka thënë se Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë. Ndër të tjera Kurti thotë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa ka përshkruar si shumë të rëndë situatën ekonomike në vend bile ai ka shkuar aq...
    Sport19 Prill 2024
    Haxhi “Robin” Krasniqi do të ngjitet sërish në ring, më 4 maj. Boksieri nga Juniku për kundërshtar do të ketë portugezin, Jorge...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.