×
  • Opinione
  • Opinione

    “Bashkë me Rugovën: Si u ndërtua shteti mes luftës dhe paqes

    Ramush Haradinaj
    21 Janar 2025

    Nga Ramush Haradinaj:

    Kur njeriu i luftës dhe njeriu i paqes punojnë bashkë, shteti ndërtohet mbi themele që s’luhaten kurrë.

    E njoha Ibrahim Rugovën në kohë t’vështira, kur Kosova ishte e thyeme prej dhunës, luftës, e pasigurisë për të ardhmen. Ai ishte njeriu i paqes, unë isha njeriu i luftës. N’fillim s’mund t’thuesh që ishim krejt t’ngjashëm, por ajo që na bashkoi ishte dashnia për Kosovën dhe bindja se ky vend e meritonte lirinë dhe shtetin e vet.

    Kur m’u dha mundësia me punu bashkë me të për ndërtimin e qeverisë së parë, ndjeva peshën e momentit. Ishte një kohë kur duhej jo veç guxim, po edhe mençuri me ndal dhunën që po na përçante si shoqni. Unë vijsha prej luftës, prej asaj që më kish mësu me i mbrojt njerëzit e mi me pushkë. Ai vinte prej një rruge tjetër – rruga e paqes, e durimit, e fjalës. Bashkë, bëmë një marrëveshje të pashkrueme: për Kosovën, asnjëherë s’kishte me pasë vend për hakmarrje, përçarje, a dobësi në ndërtimin e shtetit.

    Kur punoje me Rugovën, ndjeje se çdo vendim që merrte s’ishte për sot, po për nesër, për një Kosovë që duhej me qëndrue mbi themele t’forta. Ai nuk fliste shumë, por fjala e tij kishte peshë. Ishte i butë, po me një vendosmëri që nuk thyhej. Kam mësue prej tij se shteti nuk ndërtohet vetëm me forcë, por me urti e bashkëpunim. Ai m’siguronte se forca ime prej njeriu t’luftës, s’ishte veç për me mbrojt Kosovën në front, por edhe për me u përballë me sfidat e paqes.

    Kujtoj me respekt çastet kur ai insistonte që duhej me i ruajt institucionet. “Pa institucione, s’ka shtet,” thoshte. Dhe kishte të drejtë. Sot, kur shoh se si disa forca politike po tentojnë me rrënu atë që e ndërtuam me aq mund, ndiej detyrën me kujtu se sakrificat tona nuk ishin për lojëra politike, por për një shtet që duhet me i mbijetue kohës.

    Me Rugovën, kam kuptue se forca e një kombi është kur njeriu i luftës dhe njeriu i paqes punojnë bashkë. Lufta e mbrojti Kosovën, paqja i dha vizionin. Dhe kjo është një mësim që duhet me e mbajt mend përherë: Kosova asht më e madhe se secili prej nesh, dhe puna për të nuk përfundon asnjëherë.

    Rugova sot s’asht ma mes nesh. Ai është në botën tjetër, po amaneti i tij mbetet këtu, me ne. Jam i gjallë dhe i vendosun me vazhdu aty ku kemi nisë bashkë: me i kthye miqtë ndërkombëtarë kah Kosova, me rikthy besimin që kemi ndërtu me dekada sakrificë. Sot po shohim si përpjekjet tona për 30 vjet me ndërtu shtetin e miqtë janë t’rrezikueme prej atyne që nuk e kuptojnë peshën e asaj që kemi ba. Por unë nuk do t’lejoj që Kosova me deviju prej rrugës që ndërtuam.

    Për Ibrahim Rugovën dhe për krejt ata që dhanë gjithçka për këtë vend, vazhdoj me punu për një Kosovë të fortë, të lirë dhe të respektueme në Botë.

    Nga Rubrika
    Opinione14 Shkurt 2025
    Nga: Miranda Rira  Dy vetëvrasje të dy vajzave të reja shoqëruan ditët e para të shkurtit. Në 4 shkurt, një nënë e...
    Opinione13 Shkurt 2025
    Nga: Ekrem Spahiu Pati plot pandehma, madje edhe shtytje, nga brenda dhe nga jashtë Kosovës, për të relativizuar e orientuar zgjedhjet e...
    Opinione11 Shkurt 2025
    Shkruan: Agon Maliqi Nëse dikush do t’i besojë tabloideve famëkeqe të Serbisë të sponsorizuara nga qeveria, vendi është nën rrethim të përhershëm...
    Të tjera
    Lajme16 Shkurt 2025
    Në prag të 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka publikuar një mesazh në rrjetin social...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem...
    Vip16 Shkurt 2025
    Ish-konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Bay T dhe Kader Kicaj kanë një shoqëri shumë të mirë ndërmjet vete. Jo rrallë herë...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Ideatori i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se këtë vit është vendosur që pamja e monumentit të pavarësisë s ëKosovës ‘New...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidenten Vjosa Osmani në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në letrën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.