[wp-story]

Lajme

Basha uron Avdullah Hotin për marrjen e detyrës së kryeministrit

Basha uron Avdullah Hotin për marrjen e detyrës së kryeministrit
19:29 | 03 Qershor 2020

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar qeverinë e re në Kosovë. Duke i kujtuar sfidat që ka Kosova, përmes një postimi në Twitter, Basha e ka uruar kryeiminsitrin Avdullah Hoti në plotësimin e objektivave strategjike të Kosovës.

“I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj. Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.”, shkruhet në urim.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera