[wp-story]

Bota/Rajoni

Basha: Ta zgjedhi Rama sistemin po të dojë, ne nuk e presim pafund për reformën zgjedhore

Basha: Ta zgjedhi Rama sistemin po të dojë, ne nuk e presim pafund për reformën zgjedhore
18:33 | 11 Janar 2020

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka dhënë këtë të shtunë një sërë deklaratash në lidhje me reformën zgjedhore, në kushtet e lëvizje të dukshme të opozitës në tërësi veçanërisht për idenë e listave të hapura në zgjedhje.

Përballë gazetarëve në një konferencë për shtyp, fillimisht Basha e ka paralajmëruar Ramën, se opozita i ka dërguar tashmë propozimet e saj për reformën zgjedhore dhe se nuk do ta presë PS-në pafundësisht. Madje Basha u shpreh se opozita do të marrë çdo vendim apo veprim që të mos e lërë Shqipërinë pa reformë zgjedhore.

Basha:  Është vit shumë i rëndësishëm. Prioriteti numër një është miratimi i reformës zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet vendore me standarde, me garanci për votën e lirë. Kemi paraqitur propozimet tona. Që nga shtatori opozita i prin këtij procesi. Ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit.Jemi ne në pritje të qëndrimit të PS  dhe Edi Ramës, pro apo kundër. Pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Do marrim çdo vendim dhe veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa reformë zgjedhore dhe pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha: Ky s’mund të jetë një process tavolinash e dhomash të errëta.

Në kushtet kur opozita është tashmë jashtë parlamentit, gazetarët e kanë pyetur Bashën sesi e parashikon që të ‘imponojë’ një reformë zgjedhore. Basha dha një përgjigje pa përgjigje.

-Cfarë ndodh nëse drafti juaj nuk pranohet dhe nëse PS nuk kthen përgjigje?

Basha: Do t’i shikoni të dyja në ditët në vazhdim. Sot jam për t’ju dhënë këtë lajm, që nuk do të pritet pafundësisht.

Pas kërcënimit se nuk do ta presë për reformën zgjedhore, Basha është shprehur se problemi nuk është sistemi, por fakti se politika është lidhur me krimin. Madje Basha ka shkuar deri aty sa të thotë se për të nuk është problem nëse e zgjedh vetë Rama sistemin, pasi shqetësimi numër një i tij është ndarja e politikës nga krimi dhe largimi i parave të pista nga fushatat.

Basha: Asnjë sistem nuk ka për të garantuar zgjedhje nëse politikën nuk e ndajmë nga krimi.Ky është prioriteti ynë absolut. Asnjë system nuk garanton zgjedhjet nëse nuk ndëshkojmë krimet e publikuara nga Zëri Amerikës dhe media gjermane.

Ky (Rama) nuk ndahet dot nga krimi. Nuk është problem i sistemit, por i një njeriu që e ka ngritur karrierën e tij dhe çdo betejë politike në aleancë me krimin në kurriz të shqiptarëve.

Zgjedhjet duhen bërë një orë e më parë. Ta harrojë Rama se 2020 do të jetë një tjetër vit zvarritje i të pashmangshmes, vetëm ikja e Ramës është zgjidhja. Do përdorim të gjitha mjetet dhe format për të sjellë më afër zgjedhjet e parakoshme

Nuk kam ndryshuar qëndrim. Ta ndajmë politikën nga krimi, të pamundësojmë paratë e pista dhe kriminelët si njerëzit që vendosin kush, e më tutje le ta zgjedhë vetë Edi Rama sistemin, po të dojë për mua, kush të dojë ta zgjedhë! PD ka fituar me maxhoritar të pastër, me korrektim, ka fituar me proporcional. Problemi është nëse zgjedhjet e ardhshme do të jenë zgjedhje ku vendosin shqiptarët po krimi i organizuar. Për mua procesi duhet të kalojë vetëm përmes konsultimit me shqiptarët. Procesi s’mund t’i takojë me vetëm një apo dy partive apo qoftë dhe tre partive, duhet të jetë një proces që i takon të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ajo që kam thënë se është një iluzion i rrezikshëm të thuash që për të gjitha i ka faji sistemi, është njëlloj sikur të thuash se për drejtimin e gabuar e kanë fajin këpucët.

Po pse sistemi e ka fajin se kryebashkiakët e PS dalin të dënuar? Jo e ka fajin dora që i zgjedh.

Futja e diskutimit tek sistemi është

Unë personalisht preferoj maxhoritarin e pastër por edhe ai do të dëhstojë nëse ne nuk ndajmë politikën nga krimi dhe paratë e pista. S’kam asnjë problem me sistemin për listat e hapura apo ato kombëtare, por është gjëja më e gabuar nëse debati ndalon këtu pasi është nderi më i madh që i bëhet Ramën, në një kohë kur ai dhe hajdutët vjedhin përditë. Sot fitojnë miliona euro në kurriz të shqiptarëve, e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë është të ndajmë politikën nga krimi.

Cfarë ndodh nëse drafti juaj nuk pranohet dhe nëse PS nuk kthen përgjigje?

Do t’i shikoni të dyja në ditët në vazhdim. Sot jam për t’ju dhënë këtë lajm, që nuk do të pritet pafundësisht.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera