Kandidati për kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Basha para tyre tha se besoi tek demokracia por u përball me një regjim të krimit.
“Të dashur shqiptarë, zonja dhe zotërinj, teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. A është ky muzg i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim për Shqipërinë demokratike dhe evropian. E kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë. Ne bëmë betejë për demokracinë. Unë besova se do ta fitonin dhe do t’ja kthenim Shqipërisë demokracinë, por nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënim me demokracinë. Hymë në zgjedhje me një regjim krimi. Ata ndryshuan Kushtetutën, dhjetëra mijëra vota të pavlefshme”.