×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, më shumë fjalë e zhurmë, fare pak vepra

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë ekskluzive për Telegrafi.com, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

    Basha tha se në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka më shumë fjalë dhe zhurmë dhe fare pak vepra.

    “Ka shumë fjalë dhe zhurmë dhe fare pak vepra. Më shumë kemi parë shou se bashkëpunim konkret mes dy shteteve. Bashkëpunimi aktiv ka nevojë për vendosjen e disa prioriteteve të qarta, konkrete dhe me afate të sakta zbatueshmërie. Mbaj mend që në vitin 2005 ne diskutuam gjerësisht se çfarë duhet të bënim për këtë bashkëpunim. Kosova nuk ka dalje në det, por ka shumë aspekte të tjera ekonomike, për të cilat Shqipëria dhe Kosova kanë të njëjtin interes. Dhe ne menjëherë nisëm punën për ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës, ‘Rrugën e Kombit’. Nuk ka qenë aspak e lehtë, madje ishte mjaft e vështirë. Fonde nuk kishim, sapo PD kishte marrë detyrën për drejtimin e vendit, për më tepër faktorë të ndryshëm gjeopolitikë ishin kundër saj”, tha ai.

    Sipas tij, për të mos përmendur më shumë, këta politikanë që sot bëjnë si “baballarë të kombit” e sulmuan egër atë rrugë, duke e quajtur të panevojshme, e më pas hodhën baltë pafund, por këto i përkasin të shkuarës.

    “Unë sot jam i lumtur që kjo rrugë është ndërtuar, ndërsa taksën që e vendosën pa të drejtë ne do ta heqim që ditën e parë që do të marrim drejtimin e vendit. Unë dhe ekipi im kemi gati disa projekte te tjera konkrete që do të ndihmonin shtimin e zhvillimit ekonomik Shqipëri-Kosovë, me impakt pozitiv në të gjithë rajonin”.

    Kreu i PD-së në Shqipëri tha se ka më shumë mbledhje dhe ceremoni, sesa zhvillime konkrete me impakt në jetën e banorëve të të dy shteteve tona.

    “Një marrëveshje në letër nuk i shërben askujt. Ne duhet t’i shfrytëzojmë potencialet e të dy vendeve me një qëllim të përbashkët: zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Siç ju thashë më sipër, ne kemi gati projekte konkrete që po i diskutojmë që tani me autoritetet e Kosovës dhe do te jemi gati me zbatimin sapo Partia Demokratike të jetë në drejtimin e vendit”, tha ndër të tjera, Basha.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.