×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona në rrezik, mund të përjashtohet nga Champions League për një vit

    FrontOnline
    01 Qershor 2023

    Hetuesit e UEFA-s kanë vendosur ta ndalojnë Barcelonën të luajë në Ligën e Kampionëve për një sezon, sipas mediumit spanjoll ABC.

    Prej kohësh është përfolur se Barcelona mund të ndalohet nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s. Gjithçka e ka fajin “Rasti Negreira”, i cili në fillim të vitit ngriti shumë pluhur në botën e sportit.

    Bëhet fjalë për një rast në të cilin Barcelona u akuzua për korrupsion dhe ryshfet të gjyqtarëve pasi u zbulua se i paguan shuma të mëdha parash ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve të La Ligës, Jose Maria Enrique Negreira.

    Sipas El Mundo, kampionët e rinj spanjollë i paguan Negreiras një shumë totale prej rreth 7 milionë euro nga 2001 deri në 2018.

    Kjo periudhë përfshin edhe sundimin e presidentit aktual të klubit, Joan Laporta, i cili në mënyrë të përsëritur mohoi atë që ishte bërë, duke thënë se pagesat kishin të bënin me punë konsultimi për gjyqtarët.

    Më pas UEFA njoftoi fillimin e një hetimi kundër Barcelonës dhe fundjavën e kaluar Mundo Deportivo deklaroi se përjashtimi i Barcelonës nga Evropa në baza të përkohshme është një nga tre dënimet e mundshme me të cilat mund të përballet klubi katalanas.

    Sot ABC raportoi ekskluzivisht se dy hetues të UEFA-s, përkatësisht Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller Trunz, arritën në përfundimin se Barcelona duhet të ndalohet të luajë ndeshje evropiane për një vit.

    Por mediumi i njohur Sporti me bazë në Barcelonë, shumë i afërt me klubin e Barcelonës, është kundërpërgjigjur menjëherë dhe ka theksuar se janë të bindur se nuk do të ketë sanksione për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

    Sido që të jetë, Barcelona me siguri do të përballet me një dënim të madh.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Sport29 Shtator 2023
    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga. Fillimi i ndeshjes...
    Sport29 Shtator 2023
    Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Alejandro ‘Papu’ Gomez me një kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. 35-vjeçari arrin si transferim...
    Sport29 Shtator 2023
    Drita dhe Gjilani ndeshjen e xhiros së tetë në “Albi Mall” Superligë do ta zhvillojnë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Kështu...
    Të tjera
    Sport29 Shtator 2023
    Monza ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Alejandro ‘Papu’ Gomez me një kontratë deri në fund të sezonit 2023-24. 35-vjeçari arrin si transferim...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan. Kurti e...
    Lajme29 Shtator 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit për sulmin në Banjskë ndodhen në Serbi....
    Lajme29 Shtator 2023
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë dhënë një mediumi në Shqipëri ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe...
    Lajme29 Shtator 2023
    Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, analisti Dushan Janjiq deklaroi në një intervistë në “Info Plus” në RTK, se grupi...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.