×
  • Lajme
  • Lajme

    Baraliu: Vendi po shkon drejt një krize të re politike, partitë të reflektojnë

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Pavarësisht se afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afron, partitë politike janë larg konsensusit për postin e të parit të vendit. E kjo situatë pritet të prodhojë ngërç dhe krizë të thellë politike.

    Njohësi i rrethanave politike në vend, Mazllum Baraliu në një intervistë për KosovaPress, thotë se nëse partitë politike nuk reflektojnë, duke hequr dorë nga interesi partiak dhe dëshira e madhe për pushtet, vendi do të hyjë në një krizë politike.

    E kjo krizë sipas tij do të prodhojë domosdoshmërish edhe zgjedhje të reja të parakohshme.

    Baraliu: Jemi para një krize të re politike

    “Para krizës jemi edhe për arsye të shumta, por mbi të gjitha për shkak të një qëndrimi paprecedent i cili është një avaz i pandryshuar i subjekteve politike të cilat fatkeqësisht edhe kësaj radhe pushtetin si duket po e vejnë me çdo kusht para interesave të shtetit, dhe kjo gjendje gjithsesi që mund të përsëritet me ngërçe dhe mund të përcillet dhe mund të përfundojë me ngërçe politike të cilat mund të sjellin deri te një krizë, e që domosdoshmërish qon deri të shpërndarja e parlamentit dhe rrjedhimisht zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat janë bërë gangrenë serioze e funksionimit të shtetit dhe demokracisë te ne”, pohoi ai.

    Baraliu ka kritikuar ashpër të gjithë spektrin politik në vend, për të cilin thotë se për interesa të ngushta të klaneve kanë krijuar një polarizimi të skajshëm të qëndrimeve, e të cilat më së shumti po i vuajnë qytetarët e vendit.

    Baraliu: Zgjedhjet janë alternativë e vetme

    “Pikërisht për shkak të këtij avazi politik dhe qëndrimeve polarizuese të interesave të ngushta të klaneve dhe partive të ndryshme politike të cilat nuk po vrasin mendjen se çfarë i ndodh qytetarëve, çfarë pasoje mund të sjellin sjelljet e tyre, rrjedhimisht vetëm po e shikojnë interesin e tyre politik dhe profitabil në kuptimin e kapitalit politik dhe atij institucional. Mund të kemi krizë mund të kemi probleme. Duhet pritur dhe shikuar se a do të ketë thjesht një tjetër qasje diametralisht e kundër me këtë deri më tani, për një marrëveshje që do ta tejkalon këtë problemin e presidentit dhe do të vazhdonte kjo qeveri. E kundërta, zgjedhjet janë imperativ i pashtyrë dhe alternativë e vetme”, thotë ai.

    Derisa klasa politike në vend po merret me interesa të ngushta partiake, Baraliu shton se Serbia haptazi po armatoset dhe po kërcënon Kosovën me luftë.

    Sipas tij, partitë politike po e rrezikojnë edhe stabilitetin dhe të ardhmen e popullit dhe vendit tonë.

    Baraliu: Kjo klasë politike po e rrezikon të ardhmen e vendit tonë

    “Dhe këta nuk po ndryshojnë qasje as qëndrim dhe në këtë mënyrë po e rrezikojnë jo vetëm prosperitetin dhe demokracinë e këtij vendi, por edhe stabilitetin e sigurisë dhe qenësisë sonë në këtë vend, për arsye se Serbia haptazi para Evropës dhe para botës po armatoset me mjete më të sofistikuara ruso-kinez e të tjerë, ndërkohë që ne po sillemi sikur nuk po ndodh asgjë rreth nesh. Dhe brenda Kosovës me këto konsilacione që janë krijuar duke e futur ndër sqetull Listën Serbe si duket shumë premtime të dëmshme për Kosovën, në fillim të koaliconit po flas, ne kemi rrezikuar dhe po rrezikojmë establishment politik edhe si shoqëri stabilitetin dhe të ardhmen e këtij vendi”, thotë ai.

    Baraliu në fund ka apeluar të gjitha partitë politike që të heqin dorë prej ambicieve të panevojshme dhe të dëmshme dhe të punojnë për të mirën e popullit, pasi edhe pandemia ka rënduar dukshëm jetën e qytetarëve

    Baraliu: Të heqin dorë prej ambicieve të panevojshme dhe të dëmshme

    “Porosia ime është që të vetëdijesohen, të heqin dorë prej këtyre ambicieve definitivisht të panevojshme dhe të dëmshme por dhe të parealizueshme optimalisht sipas rrethanave që i kemi për të mos thënë edhe patologjike se disa segmente politike të cilat dëshirojmë me çdo kusht të mbajnë pushtetin ose ta realizojnë pushtetin pa e vrarë mendjen për qytetarët dhe gjendjen e tyre ku gjendja me Covidin është alarmante dhe fatale. Një pandemi mortajë dhe këta do duhej të reflektonin që të krijojnë stabilitet dhe perspektivë për vendin dhe qytetarët e tij dhe jo të sillen kështu siç po sille me dashuri më shumë për pushtet sesa për shtet dhe qytetarë”, thotë ai.

    Edhe liderët e partive politike tashmë kanë qartësuar pozicionet e tyre, duke thënë se nëse nuk ka një marrëveshje për presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Për implementimi e vendimit të Bankës Qendrore për dinarin, ish- kryenegociatori për dialogun, Avni Arifi thotë se do të duhej të diskutohej...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot to të bëjë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-shefi i ekipit të negociatave, Avni Arifi për Front Online tha se Qeveria ka hyrë në dialog për dinarin për t’i treguar...
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.