×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e “Qendrës” në Prishtinë në hall me zhurmën e kafiterive

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Banorët e zonës “Qendër” në Prishtinë çdo natë po ballafaqohen me një telashe që për ta është goxha e madhe.

    Atyre po u pengon zhurma e shkaktuar nga muzika e cila lëshohet me zë të lartë nga kafiteritë që veprojnë përreth, shkruan Front Online

    Lokalet që bëjnë kështu, sipas një banori të këtushëm që deshi të mbesë anonim, janë: “Strip Depo”, “Babel”,  “Journal”,  “Lulu”, “Oh My” dhe  “Annex”, të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në katër lokacione të ndryshme, rrugën: “Rexhep Luci”, “Fehmi Agani”, “Nurie Zeka” dhe “Simon Shiroka”.

    Si dëshmi për këtë ky banor që foli në emër të të gjithë banorëve tjerë që jetojnë në këto zona nisi në redaksinë e portalit Front Online edhe disa video të bëra sonte.

    Bile, i njëjti qytetar, tregoi se gjërat për pak sa nuk eskaluan mbrëmë m`u për këtë arsye.

    “Mbrëmë ndodhi një mosmarrëveshje ku banori deshi te del të rrokët me pronarët e kafiterive”, tregoi ai në kushte anonimiteti për Front Online.

    Muzika më zë të madh, siç thonë disa banorë të tjerë, më së shumti po u pengon: të sëmurëve, të moshuarve dhe fëmijëve.

    Për hallin që kanë, ata kanë lajmëruar disa herë edhe Policinë e Kosovës, por e cila sipas tyre nuk ka ndërmarrë asgjë.

    Ndryshe pretendojnë se ndodhë kur ndryshohen anët e ankuesve.

    “Policia vjen banorët vijnë menjëherë kur pronarët e lokaleve në fjalë paraqesin denoncim prej neve”, tregojnë disa prej banorëve.

    Lidhur me këtë problem Front Online ka dërguar pyetje tek zyrtarët e këtij autoritet rendmbajtës, të cilët deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në komunën e Prishtinës thonë se zhurma e shkaktuar nga këto kafiteri nuk është diçka e re.

    Pavarësisht gjobave që shqiptojnë, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në këtë komunë, thotë se lokalet e kësaj hapësire nuk marrin vesh.

    “Ka zhurmë. Nuk ndodh për herë të parë. Sa herë ka zhurmë qytetarët e dinë se duhet me thirr Policinë, në rast se policia e konsideron të nevojshëm na thirrin edhe neve, Inspekcionin. Shqiptojmë gjoba, përsëritet prapë. E dini me çfarë palësh kemi të bëjmë”, u shpreh Tahiri për Front Online.

    Alternativë tjetër e fundit, sipas tij mbetet vetëm mbyllja e tyre.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.