×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Obiliqit ankohen për ndotje të ajrit nga “Kosova B”, reagon Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit

    FrontOnline
    10 Korrik 2024

    Sot më datë 10 korrik 2024, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) ka pranuar një ankesë nga banorët që jetojnë në afërsi të termocentralit Kosova B.

    Në ankesën e banorëve thuhet se nga orët e hershme të ditës së sotme ka ndotje nga TC B-ja.

    Në një komunikatë Komuna e Obiliqit, njofton se DMM-ja ka inspektuar gjendjen nga afër dhe ka vërejtur se nga oxhaku i TC B po shkarkohet tym i zi vazhdueshëm dhe i pandërprerë.

    “Pas marrjes së informatave (ankesave), DMM-ja ka inspektuar gjendjen nga afër dhe ka vërejtur se nga oxhaku i TC B po shkarkohet tym i zi vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Andaj, kemi shprehur shqetësimin tonë për tymin dhe pluhurin e shkaktuar nga termocentrali”, thuhet në komunikatë.

    Tutje në njoftim thuhet se DMM ka kërkuar nga KEK që ta informojë për të gjitha situatat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Duke shtuar se nëse nuk respektohen ligjet dhe udhëzimet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve, do të veprohet konform ligjeve në fuqi.

    “Në rastet e tilla, por edhe në përgjithësi, të njoftohet DMM-ja për problemet (vështirësitë) që ka KEK-u, duke na informuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes DMM-së dhe KEK-ut, për të gjitha situatat aktuale dhe të përbashkëta, për të mirën tonë dhe të qytetarëve tanë, ashtu siç kemi vepruar në të kaluarën. Drejtoria e Mjedisit kërkon të respektohen ligjet dhe udhëzimet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve. Në të kundërtën, do të veprohet konform ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Korrik 2024
    Opozita serbe ka paraqitur një plan ku përfshihen disa pika. Anëtarët e opozitës Çedomir Stojkoviq dhe Ivan Videnoviç u deklaruan se Serbia...
    Lajme23 Korrik 2024
    Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë e Shtetit, janë duke zhvilluar një aksion në Pejë kundër disa të dyshuarve për dallavere me...
    Lajme23 Korrik 2024
    Safet Gërxhaliu, ish kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) thotë se bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Korrik 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka festuar sigurimin e mjaftueshëm të miratimeve të delegatëve për të fituar nominimin presidencial demokrat. “Sonte, jam krenare...
    Lajme23 Korrik 2024
    Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...
    Lajme22 Korrik 2024
    E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas...
    Lajme22 Korrik 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti....
    Lajme22 Korrik 2024
    Debati mes dy këshilltarëve bashkiakë të Tiranës, Tedi Blushit dhe Halit Valterit degradoi në përplasje fizike këtë të hënë. Edhe pse seanca...
    Lajme22 Korrik 2024
    Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se përse i ishte refuzuar Faton Hajrizit kërkesa për lirim me kusht. Ajo është shprehur se Paneli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.