×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë kundër zhurmës së kafiterive dhe çmimeve të parkingut

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Një numër i banorëve të Prishtinës, sot kanë protestuar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndërmarrjen “Prishtina Parking”, ku sipas rregullores së re, për banorët e lagjes, pagesa parashihet të jetë 10 euro muaji, për biznese 45 euro, ndërsa për qytetarët të cilët nuk janë pjesë e lagjes 1 euro ora.

    Pasi që nuk kishin marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, me peticionin i cili përmbante 82 nënshkrime, banorët vendosën të dalin në protestë, derisa bëjnë thirrje, që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë.

    Sikur të mos i mjaftonte problemi me parkingjet, banorët e qendrës, thonë se janë në “hall” edhe me zhurmën e kafiterive.

    Qytetari Shefki Ukaj, i cili banon në rrugën “Rexhep Luci”, ka thënë se vetëm në vendin tonë ndodh që objektet e banimit t’i shndërrojnë në kafiteri, derisa ka shtuar se parkingjet që komuna pretendon t’i kthejë me pagesë, duhet të ketë parasysh që në atë zonë, nuk është parking publik.

    Ukaj: Jetojmë në mes të benzinës dhe naftës

    “Ne këtu jetojmë në mes të benzinës dhe naftës, së pari askund nuk ka në asnjë qytet evropian, nuk ke që edhe ndërtesat banesore i kanë shndërruar në kafiteri, sa është problem parkingu që ky nuk është parking publik. Komuna po do të krijojë në njëfarë mënyre të pagujamë, ky së pari nuk është parking publik, komuna në rend të parë duhet të na krijojë gjelbërim, ne jetojmë në beton. Na kanë sjellë në atë gjendje që ne me i marrë çelësat e banesave dhe me t’i dorëzojmë në komunë, me thanë që ne nuk kem qetësi, nuk kemi siguri. Madje këto ditë po mendojmë të pagujmë kompani private me na mbrojtë jetën tonë… Komuna e ka lëshuar, nuk funksionon më, të gjitha hapësirat janë uzurpuar”, ka thënë ai.

    Banorja tjetër, Violeta Hasani, ka deklaruar se komuna e Prishtinës, nuk ka diskutuar me banorët lidhur me taksën e parkingut në zonën “Qendra”, derisa theksoi se banorët do të përdorin çdo mjet për ta ndaluar këtë realizimin e këtij plani.

    Hasani: Pakënaqësi lidhur me taksën e parkingut të zonës “Qendra”

    “Protesta e sotme është një protestë simbolike, për pakënaqësitë e banorëve dhe bizneseve, lidhur me taksën e parkingut të zonës ‘Qendra’, që ka vendosur ‘Parking Prishtina’, me ju vendos banorëve të lagjes për banorë 10 euro muaji, vetura e dytë 45 euro, ndërsa për biznese 45 euro, për punëtorin e biznesit 30 euro, kurse për njerëzit që vijnë nuk janë pjesë e lagjes ‘Qendra’ 1 euro ora, pra më lirë e kanë ata që vijnë se sa ne si banorë. Nuk e di se si mundët të marrë Komuna e Prishtinës këtë vendim, pa diskutuar me banorët… Si jam e njoftuar prej banorëve dhe bizneseve kanë me përdorë çdo forcë për të ndaluar këtë ‘Parking Prishtina’”, ka thënë Hasani.

    Mendim të njëjte, ndanë dhe banori Xhevat Shkodra.

    Shkodra: Duhet të kapim “stupcin” në dorë dhe me dal me zgjidh fatin vet

    “Nuk është protestë që po bëhet për herë të parë, është protestë e përsëritur disa herë, e që fatkeqësisht deri tash edhe më tutje nuk ka gjet përkrahje as të institucioneve përkatëse e as komunale dhe as atyre të nivelit tjetër që i ka dhënë lejet me funksionu këto forma të bizneseve të pa kontrolluara, të pa përcjellura se çka po bëhet me banor. Më luftë e madhe është tash se sa që e kishim koronavirusin. Jemi ardh në pozitë që nuk po dimë ka të mbajmë, apo duhet të kapim “stupcin” në dorë dhe me dal me zgjidh fatin vet”, ka deklaruar ai.

    Ndërkohë, në protestë u pa edhe asambleisti i PSD-së në Kuvendin e Prishtiës, Adrian Berisha, i cili u kritikua nga qytetarët se nuk ka mbajtur asnjë premtim, që i ka dhënë këtyre të fundit.

    Berisha, që tha se rastësisht u gjend para protestuesve, ndaloi për t’i sqaruar protestuesit se si ka ardhur deri te çmimi i parkingjeve.

    Berisha: Erdha për të informuar rreth çmimit të parkingjeve

    “Unë veç desha t’ju informoj, ju kërkoj ndjesë, janë edhe nja 50 të tjerë që nuk ja ndjenë fare…Unë nuk jam ekzekutiv, ekzekutivi është me zgjidh probleme. Veç erdha të informoj se si ka ardhur deri te çmimi i parkingjeve. Ju si qytetarë keni votuar për 51 përfaqësues edhe ata e kanë votuar, tash ti ki drejt si qytetar të ankohesh, por 51 asamblistë, përfaqësues të qytetit e kanë miratuar këtë çmimore”, ka thënë ai.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Burri e ka vrarë gruan brenda një banese. Mësohet se personi  i dyshuar për...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan e tij. Zëdhënësi i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane ka njoftuar arrestimin e një djali 15-vjeçar pasi plagosi me thikë një peshkop dhe një klerik brenda një kishe të...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Çmimet e naftës ranë, pas sulmit hakmarrës të Iranit ndaj Izraelit, gjatë fundjavës. Nafta e papërpunuar Brent – një pikë referimi kyç...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.