Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.
Kësaj radhe dhe për herë të fundit ‘Vëllai i Madh’ do t’i vë finalistët përballë njëri-tjetrit në një darkë të shijshme, njofton Klankosova.tv.
Driloni, Xheneta, Vullneti, Sara dhe Xuxi do të përballen me pyetjet që kanë për njëri-tjetrin për herë të fundit.
Darka e finalistëve do të nis nga ora 21:00 dhe të njëjtën pos në dy kanalet e dedikuara për Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni edhe ne kanalin zyrtar të formatit në YouTube.
Mos e humbisni!