×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bankat në Kosovë thyejnë rekordin, 90.1 milionë € fitime neto për 9 muaj

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Bankat komerciale në Kosovë kanë arritur fitime marramendëse përgjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, përkatësisht 90.1 milionë euro fitime të pastra, raporton portali Front Online.

    Si duket ky do të jetë viti kur bankat komerciale do të arrijnë fitimet më të larta përgjatë dy dekadave të fundit.

    Derisa shumë biznese janë duke i vuajtur pasojat e pandemisë, e kundërta po ndodhë me sektorin financiar, ku hyjnë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.

    Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimet e pastra të bankave komerciale janë rritur për 32.9 milionë euro sivjet, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.
    Pasi që këto institucione gjatë periudhës janar-shtator 2021 kanë raportuar 90.1 milionë euro fitime neto, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishin raportuar fitime prej 57.2 milionë euro, raporton Front Online.

    Me rritje të jashtëzakonshme të fitimeve në periudhën janar-shtator 2021 është karakterizuar edhe sektori i institucioneve mikrofinanciare. Ky sektor sivjet ka arritur fitime të pastra prej 10.5 milionë euro, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishte raportuar humbje prej 2.7 milionë euro.

    Edhe kompanitë e sigurimeve kanë rritur fitimet e pastra sivjet. Gjatë periudhës janar-shtator 2021 kanë raportuar fitime të pastra prej 5.9 milionë euro, derisa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kishin 1 milion euro fitime më pak.

    /Front Online/

     

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për...
    Ekonomi19 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto...
    Ekonomi18 Korrik 2024
    Administrata Tatimore e Kosovës, mban konferencën për media ku do të prezantohen rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-qershor 2024. Në këtë konferencë,...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe duhet të kthehet...
    Lajme20 Korrik 2024
    Agim Musliu nga instituti “Octopus” ka shkruar për atë që ka ndodhur në Serbi përgjatë këtyre tre ditëve, ku një polic serb...
    Lajme20 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës. Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve...
    Lajme20 Korrik 2024
    Faton Hajrizi intervistën e fundit televizive e kishte dhënë para 10 muajve. Në të ai kishte rrëfyer se si ishte burgosur, e...
    Lajme20 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku tha se ishte pikërisht Islanda, vendi që i...
    Lajme20 Korrik 2024
    Disa nga të burgosurit shqiptarë në Greqi, kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie. Ata thonë se këtë po e bëjnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.