×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani triumfon kundër Prishtinës në derbin e javës

    FrontOnline
    24 Tetor 2021

    Ballkani e ka fituar kryendeshjen e xhiros së 11-të në kampionatin elitar të Kosovës në futboll kundër Prishtinës.

    “Portokallezinjtë” ndalën pikët e plota në shtëpi falë fitores 2-0 ndaj kryeqytetasve, raporton Demokracia.com.

    Pjesa e parë u mbyll baras në rezultat, por jo edhe në numrin e lojtarëve në fushë. Geuthier Mankenda u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të me ç’rast punët për kryeqytetasit u vështirësuan dukshëm.

    Ballkani krijoi epërsinë e parë në minutën e 58-të me sulmuesin, Solomon që shënoi golin e parë me fanellën e suharekasve.

    13 minuta më vonë, Ermal Krasniqi me një solo-depërtim në zonë dhe me një goditje të fortë dyfishoi shifrat në të mirë të Ballkanit.

    Prishtina nuk gjeti forcën të rikthehet në lojë dhe kësisoj ndeshje u mbyll me triumfin e Ballkanit.

    Të besuarit e trajnerit, Bekim Isufi ngriten në vendin e parë në tabelë me 21 pikë, ndërsa Prishtina ngec në pozitën e pestë me 13 të tilla.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Sport23 Prill 2024
    Bayern Munich ka zhvilluar bisedime me Ralf Rangnick, porsa i përket pozitës së trajnerit. Sipas Sky News, Rangnick dhe menaxheri i Brightonit...
    Sport23 Prill 2024
    West Ham është duke përgatitur ofertë për sulmuesin eFeynoordit, Santiago Gimenez, i cili është duke u ndjekur edhe nga Arsenali, Tottenhami dhe...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i gjithë buzëqeshur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të ndjekur të hënën pas fitores 2-1...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, pasi gjatë drejtimit të mjetit në autostradën Tiranë-Elbasan, ka përplasur për vdekje një...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka pranuar donacion nga Mbretëria e Bashkuar. Pranimin e bëri kreu i këtij institucioni Blerim Isufaj,...
    Vip23 Prill 2024
    Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur shpeshherë haptazi për Kosovën, si dhe prejardhjen e saj në ceremoni botërore, emisione...
    Lajme23 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi në...
    Vip23 Prill 2024
    Kejvina së fundmi ka nisur pushimet ne Dubai. Nuk mungoi postimi me bikini, ku bukuroshja shfaq super linjat truore që ka. Kejvina,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.