×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ballkanasit më shpesh në takimet e BE’së, Kosova e Serbia të normalizojnë raportet

    FrontOnline
    16 Maj 2022

    Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë harmonizuar plotësisht politikat e tyre ndaj Rusisë me politikat e Bashkimit Evropian, mund të ftohen  më shpesh në takime të nivelit evropian (BE).

    Sipas një dokumenti pune që është debatuar sot nga ministrat e jashtëm të BE përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut mund të ftohen në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE dhe organeve përgatitore të Këshillit për politikën e jashtme.

    Në dokument përmenden edhe “opsionet e ndryshme për angazhim të zgjeruar politik me këto vende”.

    Krerët e diplomacisë evropiane diskutuan situatën në Ballkanin Perëndimor në një takim të rregullt, atyre në diskutimin joformal iu bashkuan edhe kolegë nga vendet e rajonit.

    Sipas burimeve të REL nga takimi, disa ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë kërkuar që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

    Para takimit, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock përsëriti nevojën që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen sanksioneve të Unionit duke thënë se kjo është thelbësore “jo vetëm për sa i përket vlerave të përbashkëta, por edhe për çështjet me rëndësi strategjike”.

    Në dokumentin e punës, i cili ka qenë objekt i diskutimit të ministrave të BE-së, dhe të cilin Radio Evropa e Lirë e ka parë, thuhet se Serbia pritet të deklarohet për zgjedhjen e saj strategjike.

    “Serbia pritet të mos lërë asnjë dyshim në zgjedhjen e saj strategjike për integrimin evropian dhe përkushtimin ndaj vlerave të BE-së në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”. Nevojitet një angazhim i plotë për reformat e përshpejtuara në lidhje me BE-në, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. “Serbia është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon,” thuhet në dokument.

    Ndryshe Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka folur për dialogun Kosovë -Serbi para takimit të ministrave duke thënë se  thënë se dy vendet duhet përkrahur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

    “Është rruga që ato duhet bërë së bashku për të mbajtur perspektivën evropiane”, ka thënë Baerbock, në një prononcim për media para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.