×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ballafaqimi i studentëve shqiptarë me Covid – 19 në Austri

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Brengosja për shëndetin e familjarëve, për situatën financiare të tyre si të papunë dhe mësimi online. Këto kanë qenë preokupimet e studentëve shqiptarë në Austri gjatë mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë Covid-19

    Austria ishte një nga shtetet e para në Evropë që mbylli universitetet dhe shkollat si masë parandaluese kundër infektimit të qytetarëve me virusin Covid-19. Në javën e dytë të muajit mars, u mor vendimi edhe për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve brenda dhe jashtë shtetit. Kjo bëri që studentët shqiptarë të mbeten të mbyllur në Austri.  Për ta, kjo ishte një situatë e rëndë emocionale për t`u përballuar.

    Mbyllja ishte e frikshme

    Merlinda Tahiri

    Merlinda Tahiri, e cila studion sociologjinë në Vjenë, thotë për albinfo.at se brenga e saj më e madhe ishte gjendja shëndetësore e prindërve të saj në Kosovë. Ajo shton se e kishte të vështirë ta perceptonte “mbylljen” dhe moslejimin që të udhëtonte lirshëm për tek familja.

    “Lajmi mbi mbylljen e kufijve nuk ishte i lehtë për të mos thënë ishte i frikshëm në vetvete. Vetë koncepti i “mbylljes” është i frikshëm. Që në fillim, kuptuam se vizitat dhe takimet me familjarët do të bëhen të pamundura. Dhe gjendja emocionale rëndohej dita ditës sepse mendoja për shëndetin e prindërve dhe moshën e tyre tashmë të shtyrë. Fatkeqësisht s’mund të bëja asgjë më shumë, përpos t’i këshilloja mbi masat e mbrojtjes dhe të lutesha për ta”, ka thënë ajo.

    Si e papunë, këtë periudhë e ka kaluar me rezervat e saj financiare. Kurse, vazhdimi i studimeve nga shtëpia nuk ka qenë aspak i lehtë, thekson Merlinda Tahiri.

    “Kjo formë e mësimit online nuk ishte aspak e lehtë. Ndoshta sepse ishte formë e re, e papraktikuar më herët nga unë. Mungonte interaktiviteti grupor, i cili shumë herë ndihmon shumëfish në procesin  e mësimnxënies  dhe studimit. Tani po e vërej se këtë fakt e ka marrë në konsideratë edhe universiteti duke ofruar provimet semestrale të një niveli më të lehtë se zakonisht. Besoj për secilin student ky semestër ka qenë i  ngarkuar emocionalisht. Ky semestër, që lirisht mund ta quajmë semestri i Covid 19 do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, është shprehur ajo.

    Izolimi më kujtoi luftën në Kosovë!

    Violeta Dedaj

    Për Violeta Dedajn, po ashtu studente e Sociologjisë, periudha e mbylljes ishte më e rënda për t`u përballuar. Por, ajo ka thënë se këta muaj ia ka kushtuar vetëm mësimit.

    “Mbyllja e kufijve ka qenë momenti më i vështirë i kësaj periudhe sepse koronën nuk e perceptoja si diçka të rrezikshme. Dhe mbyllja e kufijve sikur e bëri distancën edhe më të largët me familjen dhe rrjedhimisht Kosovën. Mbyllja e kufijve, heshtja në qytet dhe izolimi m’i rikthyen kujtimet e luftës në Kosovë dhe periudhën e izolimit në shtëpitë tona dhe kjo më zgjonte ndjenjën e frikës. Unë jam e papunë. Nuk është e lehtë të gjesh punë në Vjenë. Këtë periudhë e kam kaluar me ndihmat e familjes”, është shprehur ajo.

    Mësimi “online”, fokusimi i vetëm i studentëve

    Bunjamin Bytyqi

    Për të mos ndaluar mësimin, në Austri ligjëratat filluan në formën digjitale. Studentët mbanin takime “online” me profesorët, kurse edhe provimet u zhvilluan po në këtë formë.

    Sidoqoftë, kjo për Bunjamin Bytyqin, student i Juridikut në Universitetin e Vjenës, nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Andaj, i tërë fokusimi i tij gjatë muajve të mbylljes ka qenë tek mësimi “online”.

    “Situata pandemike ka sjellë ndoshta një risi te studentët anembanë botës. Kjo ishte mësimi dhe provimet ‘online’! Gjatë gjithë kësaj kohe të pandemisë kam qëndruar në Vjenë. Nuk kam punuar, kështu qe jam përqendruar në mësime – edhe pse ka qenë shumë e vështirë. Mirëpo një leksion e kemi marrë, se shëndeti është mbi të gjitha. Ka qenë një kohë e vështirë për gjithçka, duke përfshirë edhe shkollimin. Kemi mbajtur mësim online, por duhet të shohim rezultatin e provimeve për ta vlerësuar se si ka qenë”, ka thënë ai.

    Pandemia e vështirësoi shkollimin tim 

    Blerim Veliu

    Mosfunksionimi i bizneseve ka prekur direkt në xhepin e studentëve. Për ta është e rëndësishme puna, meqë me atë pagë arrijnë të kryejnë studimet.

    Blerim Veliut, masat e shtetit austriak i kanë kushtuar me humbjen e vendit të punës. Kurse mbështetjen financiare e ka pasur sërish nga familja.

    “Mbyllja e kufijve edhe te unë si tek çdo person tjetër që gjendet larg atdheut ka ndikuar negativisht, për shkak se udhëtimi për në vendlindje ishte i pamundur. Unë gjatë pandemisë kam qenë në Austri, përkatësisht në Vjenë, përveç mësimit online nuk jam marrë me diçka tjetër. Situata e pandemisë e ka vështirësuar shumë shkollimin tim. Pandemia ka mbyllur shumë vende të punës, gjithashtu edhe vendin tim të punës, kështu që gjatë kësaj periudhe më ka financuar familja”, ka thënë ai.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.