Lajme

Balje: ZRrE a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës?

Balje: ZRrE a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të rrymës?
22:48 | 25 Janar 2022

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka ironizuar pasi ZRrE e ka pranuar që komunat në veri të Mitrovicës nuk janë përfshirë në rritjen e tarifave të energjisë.

Ajo kërkoi nga ZRrE që të mos ketë rritje të çmimit të rrymës edhe për boshnjakët, ani pse ata nuk e kanë komunën e tyre.

“ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje!

Thjesht po pyes!

Nese mundet për ata hajde pak për ne!”, ka shkruar Balje

 

 

8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….

Të tjera