×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj-Halimi pret në takim Zemajn flasin për menaxhimin e pandemisë

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.Balaj Halimaj përmes Facebook-ut ka shkruar se ministri Zemaj e ka njoftuar për donacionin e disa aparaturave nga OBSH që pritet të vijnë në Kosovë.

    “Sot me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj biseduam për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend. Biseduam për nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve spitalore për të prekurit me koronavirus si dhe shtimin e numrit të testimeve.

    Ministri më njoftoi se pas disa ditësh Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet t’i dhurojë Kosovës disa aparatura të cilat do të na ndihmojnë të shtojmë numrin e testimeve të qytetarëve me simptoma, si dhe të kontakteve të të infektuarve”, ka shkruar ajo.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj.Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë një bisede në Frontal të T7, ka thënë se Kosova ndodhet në duart e sigura me udhëheqjen e Albulena Balajt.“Sot

    (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismes për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi në Frontal.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.