×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Vendimi për ngritjen e tarifave të rrymës për 15% është krejt absurd

    FrontOnline
    15 Mars 2025

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka hedhur kritika të mëdha ndaj Qeverisë në raport me shtrenjtimin e paralajmëruar të energjisë elektrike nga Zyra Rregullatore e Energjisë (ZRrE).

    Mbrëmë, ZRrE-ja njoftoi se shtrenjtimi i energjisë elektrike pritet të jetë 15%.

    E Bajrami, këtë çështje po e sheh si barrë ndaj qytetarëve.

    Për më tepër, deputetja e LDK-së ka paralajmëruar edhe rritje të çmimeve të produkteve nga bizneset pasi thotë se me vendim të ZRrE-së, “KESCO ka nisur procedurat për të detyruar të gjitha ndërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të dalin në treg të hapur”.

    “Pse është kjo problem? Sepse kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e çmimit të energjisë për këto biznese, duke marrë parasysh faktin se pas daljes në treg të hapur, këto biznese do të furnizohen me energji kryesisht nga importi, me tarifa shumë më të larta, pasiqë në bazë të kontratës së privatizimit të distribucionit, KEK-u e ka obligim të furnizojë fillimisht KEDS/KESCO, duke i lënë bizneset në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve të importit”, thotë Bajrami.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Kurti, Faturat e Energjisë dhe Bizneset

    Albin Kurti në vitin 2019 ka thënë: “Energjia duhet të lirohet, sepse është tepër e shtrenjtë kur flemë mbi gjithë këtë energji”.

    Por çfarë ka ndodhur nën qeverisjen e tij?

    Ngritja më e madhe e çmimit të energjisë në historinë e Kosovës!

    Tani ZRRE propozon rritje tjetër prej 15% nga 1 Prilli 2025.

    Çfarë do të thotë kjo për faturat tuaja?

    Fatura e prillit 2025 për të njëjtën sasi të energjisë do të jetë 15% më e lartë se ajo e prillit të vitit 2024 dhe kjo rritje nuk është e vetmja!

    Sepse me vendim të ZRRE-së, KESCO ka nisur procedurat për të detyruar të gjitha ndërmarrjet që kanë mbi 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit të dalin në treg të hapur.

    Pse është kjo problem?

    Sepse kjo do të thotë rritje e shumëfishtë e çmimit të energjisë për këto biznese, duke marrë parasysh faktin se pas daljes në treg të hapur, këto biznese do të furnizohen me energji kryesisht nga importi, me tarifa shumë më të larta, pasiqë në bazë të kontratës së privatizimit të distribucionit, KEK-u e ka obligim të furnizojë fillimisht KEDS/KESCO, duke i lënë bizneset në mëshirën e tregut të hapur dhe çmimeve të importit.

    Pas gjithë kësaj, vendimi për ngritjen e tarifave edhe për 15% është krejt absurd, sepse: pasi bizneset e mëdha largohen nga KESCO, kërkesa për energji ulet, që logjikisht duhet të sjellë ulje të tarifave, por ZRRE-ja e abstrahon këtë fakt dhe vendos rritje tjetër të tarifave për 15%!

    Sot pyetja është: kujt po i shërbejnë këto politika?

    Kristal e qartë se përfituesit këtu janë vetëm KEDS/KESCO dhe tregtarët e energjisë në krye me Martin Berishajn.

    Po qytetarët?

    Ata do të paguajnë 15% më shumë për faturat nga 1 prilli!

    Ata do të mbulojnë çmimin më të lartë të energjisë për bizneset përmes rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

    Pra, Qeveria/ZRRE rrit shpenzimet, bizneset rrisin çmimet dhe qytetarët paguajnë faturat!

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.