[wp-story]

Lajme

Bajrami: Telekomi duhet të privatizohet, por kështu s’e blen askush

Bajrami: Telekomi duhet të privatizohet, por kështu s’e blen askush
22:47 | 06 Shtator 2019

Hykmete Bajrami nga LDK-ja, në debatin për Telekomin në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, ka thënë se kjo ndërmarrje është keqmenaxhuar.

“Është e vërtetë që Telekomi është keqmenaxhuar ndër vite nga menaxhmente komplet politike të cilat e kanë shfrytëzuar Telekomin për të akomoduar militantë partiakë”.

Ajo ka deklaruar se 170 punëtorë janë punësuar pa konkurs në Telekom.

“Në kohët kur ka pasë fitim në rritje dhe është rritur numri i punëtorëve kjo disi është mbuluar. Por, në kohën kur Telekomi fillon të punojë me humbje, në asnjë mënyrë nuk mund ta justifikosh numrin e punëtorëve që punësohen pa konkurs”.

“Me Raportin e Auditorit për vitin 2018 janë 170 punëtorë në Telekomin e Kosovës që janë të punësuar pa konkurse – në kohën kur Telekomi është në gjendje të mjerueshme”.

Bajrami ka thënë se qëndrimi i LDK-së për Telekomin është se kjo ndërmarrje duhet të privatizohet.

“Qëndrimi jonë si parti e qendrës së djathtë nuk ka ndryshuar. Ne mendojmë se Telekomi duhet të rivitalizohet, të riorganizohet dhe të vijë në një gjendje që do të ishte atraktiv për investitorët kredibilë”.

“Si ndërmarrje e shohim se duhet të privatizohet, por jo në gjendjen çfare është se ashtu si është nuk e blen askush dhe nuk është aspak atraktive”.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera