Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami e quan Ahmetin “suficid kronik”

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj një deklaratë të kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se derisa vendin po vuan nga kriza ekonomike, nē Bankën Qëndrore janë mbledhur 1 miliardë euro si rrjedhojë e bllokimit të aktiviteteve… Ai kritikoi këtë strategji të qeverisë dhe bëri thirrje për rritje të shpenzimeve.

    “Për z. suficitin kronik dhe ata që i besuan postimit të tij:”, shkruan Bajrami në një status të gjatë në Facebook.
    “Ministria e Financave sqaron opinionin publik lidhur me disa informata të pasakta lidhur me bilancin bankar që menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës Bilanci bankar përfaqëson Fondin e Republikës se Kosovës dhe mbahet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Ky bilanc paraqet fondet që janë grumbulluar ndër vite dhe të cilat duhet të sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të financuar aktivitetet e buxhetit të Republikës së Kosovës në vitet në vijim, duke përfshirë edhe pagesat e borxhit ndërkombëtar. Lartësia e bilancit bankar (kufiri) përcaktohet me legjislacionin në fuqi për financat publike (rregull fiskale) dhe gjithashtu në Ligjin Vjetor të Buxhetit. Konfirmojmë që në vazhdimësi, pra çdo vit, është arritur të respektohet plotësisht rregulla fiskale e bilancit bankar, përkatësisht të sigurohet shuma e fondeve nëpërmes inkasimit të të hyrave dhe financimeve nga huazimet sipas obligimit të legjislacionit.”, shton ajo.

    “Sipas të dhënave zyrtare (preliminare) të Thesarit për datën 17.11.2020, që bazohen në gjendjen e llogarive në BQK, bilanci bruto bankar është 459.77 milionë euro, i cili përmban mjete (rreth 134 milionë) të cilat përcaktohen si detyrime dhe nuk janë fonde të Qeverisë, por menaxhohen nga ajo, këto fonde janë: të hyrat vetanake të komunave, të hyrat e dedikuara, fondet në mirëbesim, mjetet nga huamarrja, grantet dhe donacionet, etj., të cilat bëjnë që bilanci bankar i shfrytëzueshëm (neto) i Qeverisë të jetë 325.67 milionë euro. Sipas rregullës fiskale, pragu minimal i bilancit neto (limiti i poshtëm) për vitin 2020 që duhet të mbahet (të mos shpenzohet) nga Qeveria e Kosovës është 213 milionë. Pra, në momentin që po e bëjmë këtë sqarim, janë 112.66 milionë Euro (325.66 bilanci neto – 213 minimumi i lejuar sipas rregullës fiskale) që mund të përdoren për shpenzime buxhetore. Pra, kjo shumë përfaqëson mjetet të cilat janë në dispozicion për shpenzim (bilanci i shfrytëzueshëm) dhe shpenzohen në pajtim me ndarjet buxhetore në Ligjin e Buxhetit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Gjendja e bilancit bankar bruto dhe atij të shfrytëzueshëm raportohet në baza ditore nga Thesari i Republikës së Kosovës, një kopje e të cilit i shkon edhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, këto të dhëna prezantohet në raportet tremujore financiare të cilat publikohen në faqen e Ministrisë së Financave, kurse në mënyrë të zgjeruar shpalosen në pasqyrat vjetore financiare të Buxhetit të Republikës së Kosovës, të cilat i nënshtrohen auditimit vjetor dhe për të cilat asnjëherë nuk ka pasur vërejtje.”, përfundon Ministrja.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    “Marshi për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, do të mbahet më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në...
    Lajme24 Mars 2023
    Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi...
    Lajme24 Mars 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-së, ka thënë se e drejta ndërkombëtare vdiq më 24 mars...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pasi sot Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Zëdhënësi i Vetëvendosjes,...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Më shumë se 1,500 njerëz janë evakuuar në Spanjë, pasi vendi po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit. Qindra...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Në përvjetorin e bombardimeve, Dodik bëri thirrje për bashkimin e RS-së dhe Serbisë Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i...
    Lajme24 Mars 2023
    Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media kanë treguar nesër do të mbajnë konferencë për media. Në njoftim thuhet se...
    Vip24 Mars 2023
    Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur marsh për drejtësi në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë më 2 prill në ora...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.