Front TV

Bajqinovci: Tri top vendimet e Kurtit, punësimet e paligjshme, ulja e pagave dhe keqpërdorimi i veturave zyrtare

Bajqinovci: Tri top vendimet e Kurtit, punësimet e paligjshme, ulja e pagave dhe keqpërdorimi i veturave zyrtare
17:02 | 11 Shkurt 2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një intervistë për portalin “Front Online”, ka thënë se në 100 ditëshin e parë, Qeveria Kurti do t’i marrë tri vendime.

Vendimi i parë do të jetë për njerëzit të cilët në mënyrë të paligjshme janë zgjedhur në institucione publike, vendimi i dytë ulja e pagave dhe vendimi i tretë, ndalimi i veturave zyrtare për nevoja personale.

Duke folur për “Vettingun”, Bajqinovci tha se njerëzit që kanë probleme me pasuri dhe ata që kanë bërë veprime të kundërligjshme nuk mund të kalojnë këtë test.

Mes tjerash, ai tha se  do të ndjekin çdo formë ligjore që të vihet ligjshmëria në vend.

Ai në këtë intervistë për “Front Online” flet për korrupsionin në Policinë e Kosovës dhe institucionet kyçe që thirren në emër të drejtësisë.

Lexojeni intervistën e plotë:

Front Online: Z.Bajqinovci keni shkruar vazhdimisht për fenomenet negative në institucionet kryesore të sigurisë në Kosovë. Si i keni parë zhvillimet e fundit në Policinë e Kosovës, ku u arrestuan zyrtarë nga Departamenti i Krimeve Ekonomike. A ka korrupsion në Polici dhe si e shihni punën e drejtorit, Rashit Qalaj?

Mefail Bajqinovci: Nuk ka dilemë a ka korrupsion në Policinë e Kosovës,  këtë e kam thënë edhe si gazetar edhe tash edhe si deputet i Pralamentit dhe skandalet po shpërfaqen dita-ditës. Nuk janë këta dy policë të Krimeve Ekonomike që janë arrestuar, ka pasur edhe më herët. Keni pasë edhe rastin kur e kemi pa skandalin edhe një drejtor të policisë z. Emin Beqiri ku ka qenë publikisht. Një përson i cili thotë se do ta heqë lëndën nga Krimet Ekonomike dhe është apostrofuar Emin Beqiri, bile në këtë rast ka ndërhyrë edhe ambasadori anglez i cili ka thënë se nuk duhet të intervistohet sepse ai është drejtor i policisë dhe kolonel në Ferizaj dhe policia e Kosovës është plotë skandale, tashmë këto po shpërfaqen në mënyrë më të egër, më brutale. Ju i shihni zyrtarë të Krimeve Ekonomike që arrestohen sipas medieve, edhe për zotni Qalaj  që tash së fundmi thuhet se  është i involvuar edhe me gaz lotësjellës në Shqipëri, dje e lexova në një medium.

Pra, Policia e Kosovës nuk po menaxhohet dhe ka korrupsion në të, arrestimet tregojnë vetë.

Front Online: Nëse e realizoni “Vettingun” a besoni se drejtori i Policisë, kryeprokurori dhe shefi i AKI-së do ta kalojnë testin?

Mefail Bajqinovci : Nuk mund të spekulojë, por unë e di sigurt që njerëzit që kanë marrë vendime të kundërligjshme dhe njerëzit që kanë marrë vendime arbitrare dhe njerëz që kanë probleme me pasuri, ata nuk do ta kalojnë. E tash a do të jenë këta dy apo tre kryeprokurorë dhe drejtori mbetet të shihet do të futen të gjithë, por unë jam i bindur më se 30% prej tyre prej zyrtarëve, prokurorëve, gjykatësve , policisë, shërbimi korrektues, AKI nuk do ta kalojnë këtë test.

Front Online: z. Kurti ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të shkoj Lumezi dhe do të kthehet Elezi. A do të mund të realizohet ky premtim?

Mefail Bajqinovci: Kurti e ka thënë pak më shumë figurativisht, sepse ne nuk kemi mundësi të ndërhyrjes dhe është shkallë tjetër Gjykata dhe Prokuroria. Unë besoj që me një Vetting të suksesshëm, i cili do të bëhet, unë besoj që duhet të vijnë figura të reja në Prokurori dhe institucione tjera. Në raportet ndërkombëtare ne jemi të përafërt me Sudanin, Somalinë me Zimbabven për korrupsion. Asnjëherë Kosova nuk ka zbritur nga numri 100 i listës për nga korrupsioni në Transparency International Agency. Këta njerëz, politikanë që për 20 vjet e kanë udhëhequr me institucionet tona, e kanë sjell vendin në këtë derexhe.

Front Online: Si do të veprohet me shefin e AKI-së dhe Inspektorin e Përgjithshëm që u zgjodhën nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj në koordinim me presidentin Thaçi?

Mefail Bajqinovci: E ka thënë edhe znj. Albulena Haxhiu që ne duhet t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, sepse së pari kjo nuk është kushtetuese sepse kryeministri nuk ka qenë kryeministër, por i dorëhequr, që nuk ka pasur të drejtë. E dyta nuk është veç ai, është edhe drejtori i Doganave, i cili është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme. E kanë bërë publike para disa ditësh. Ne do të ndjekim çdo formë ligjore që të vihet ligjshmëria në vend. Me këtë nënkuptohet që ata janë kundërligjshëm të zgjedhur.

Front Online: Keni kritikuar menaxhmentin dhe bordet e ndërmarrjeve publike për korrupsion dhe nepotizëm. Çfarë veprimesh do të marrë Qeveria Kurti në këto ndërmarrje?

Mefail Bajqinovci: Kemi KEK-un, PTK-në, kemi skandale të një pas njëshme që i shohim në medie, që trishtohemi. Punësime, skandale, tenderë dhe gjithçka. E kemi Infrakosin, kryeshefi i të cilit ka aktakuzë. Njerëz të cilët janë të involvuar në afera korruptive, por edhe ata që kanë keq menaxhuar ndërmarrjet publike, janë duke punuar me humbje, unë si deputet mendoj që duhet të largohen. Qe 15-20 vjet kanë menaxhuar dhe nëse nuk gaboj mbi 80 për qind të kompanive publike janë buzë falimentimit.

Front Online: Keni punuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit. A mendoni se ka korrupsion, apo amnistimi të rasteve korruptive nga Agjencia që duhet ta luftoj korrupsionin?

Mefail Bajqinovci: Fillimisht duhet t’i shihet mandati Agjencisë. Agjencia nuk ka kurrfarë mandati. Agjencia është një administratë që veç i bartë lëndët në Prokurori. Ka hetime preliminare që nuk mund të përzihen me hetimet e Policisë dhe Prokurorisë. Nëse Agjencia Kundër Korrupsion, nëse ka fakte duhet të publikohen, nëse i kanë fsheh. Me aq sa kam informacion dhe kam punuar aty, ende asnjë rast nuk është fshehur dhe nuk e besoj. Mandati i Agjencisë është i kufizuar. Mendoj që kjo Agjenci duhet të shkrihet në një zyre të madhe të hetimeve që “Vetëvendosje” e ka në program bashkë me LDK-në, ose të mbetet vetëm një Agjenci që duhet të merret me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesit, tjerat unë mendojë që nuk duhet të dyfishohen hetimet. Unë nuk kam informacion se Agjencia Kundër Korrupsion i ka fshehur, por nëse veç i ka fshehur duhet të bëhen publike.

Front Online: Cilat do të jenë tri vendimet kryesore të kryeministrit Albin Kurti në 100 ditëshin e parë?

Mefail Bajqinovci: Vendimet e para janë për njerëzit të cilët në mënyrë të paligjshme janë zgjedhur në institucione publike, duhet të largohen. Vendimi i dytë që unë do të kisha dëshiruar të ishte, është ulja e pagave, vendimi arbitrar i ish-kryeministrit të cilën Agjencia Anti-Korrupsion e ka konstatuar se është konflikt interesi. Dhe vendimi i tretë, ndalimi i veturave për zyrtarë të cilët shëtisin prej këtu deri në Durrës./Front Online/

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera