[wp-story]

Lajme

Bajqinovci i VV-së i përgjigjet Veliut të LDK-së

Bajqinovci i VV-së i përgjigjet Veliut të LDK-së
16:39 | 10 Janar 2020

Deputeti i LV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut që ka deklaruar sot gjatë ditës se i takon Vetëvendosjes si parti e parë që të krijojë institucionet.

Bajqinovci pa e përmendur me emër Veliun në Facebook ka shkruar se ky është një qëndrim korrekt i tij ashtu siç, shton ai, edhe në LV janë të bindur se LDK-ja është një partner me legjitimitet demokratik të respektueshëm.

Tutje, ai ka shkruar se duhet të respektohet vullneti i qytetarëve që kanë votuar për ckapje të shtetit dhe rikthim të rendit e ligjit.

“Ne duhet ta zbatojmë këtë vullnet, e kemi obligim ta nxjerrim vendin nga kriza. Këtë duhet ta bëjmë në mirëbesim dhe mirëkuptim të plotë fillimisht duke e kuptuar e lexuar zërin e qytetarëve, pastaj duke përjashtuar çdo metodë, skemë e mendësi të kuptimit të pozitave e pushtetit, sikurse në modelin e të kaluarës”, thotë ai.

Ai ka shtuar se me LDK-në janë pajtuar për programin qeverisës.

“ Jemi pajtuar për programin, duhet të pajtohemi edhe për parimet udhëheqëse dhe në pushtet të mos shkojmë për vete, por për njerëzit. Ejani të qeverisim bashkë jo siç them unë apo siç thua ti, por siç thotë projekti për ndryshim e transformim të thellë në qeverisjen e vendit, për çka edhe jemi votuar”, ka shtuar ai.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera