[wp-story]

Lajme

Bajqinovci i reagon Hysenit: Të mbajmë në xhep të vogël Skendo

Bajqinovci i reagon Hysenit: Të mbajmë në xhep të vogël Skendo
14:43 | 16 Janar 2020

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur anëtarit të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni i cili i ka quajtur sharlatanë disa zyrtarë të VV-së.

Bajqinovci në një postim në Facebook i ka thënë Hyensit se njerëzit e VV edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut i kalojnë LDK-së.

“Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo”.

Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook:

Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo.

Skender Hyseni paska dalë me një prononcim në lidhje me negociatat për koalicion dhe duke provuar të ‘qëndrojë lartë’, në atë snobizmin e tij të pa shije, e paska tradhëtuar intensioni i brendshëm dhe në një moment qenka lëshuar në fyerje ndaj zyrtarëve të lartë të LVV. Pra, befasisht statura e aristokratit, degradohet si mos më keq. Përdorë fjalën sharlatan për njerëz të LVV, që edhe me dije, edhe me kulturë, edhe me kontribut të mbajnë në xhep të vogël Skendo. Në pjesën e “qëndrimeve” të të urtit Skendë, i kemi disa xhevahire fantastike, në njërën anë thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me këta “sharlatanët”, pastaj thotë se jemi të gatshëm të shkojmë në opozitë, e krejt në fund thotë “LDK si parti serioze e institucionaliste, nuk do ta lë vendin pa institucione dhe do të gjejë zgjidhje”.

Skendë, na e dimë shumë mirë që të ishte për ty, kurr nuk do të kishte ndryshime për të mirë në këtë vend, e dimë poashtu se ti më mirë ndihesh deal maker’at e kohëve të shkuara kur merrje poste ministrore dhe dështoje njëri pas tjetrit, se sa me kalibrin e Prof. Besnik Bislimit. Po çka me bë Skendë që edhe elektorati i LDK’së po frymon në tjera orientime, prandaj s’fiton dot. Elektorati i LDK’së ka votuar për ta çuar PAN’in në shpi, jo për të ja mirëkuptuar qefet e Skendes me PAN’in.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera