×
  • Vip
  • Vip

    Bahtiri: Qeveria i dha leje Mozzik për turne pa e pyetur fare komunën

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje këngëtarit Gramoz Aliu të mbaj turne në Mitrovicë, pa e pytur fare komunën.

    Bahtiri tha se Qeveria me këtë veprim është treguar e papërgjegjshme ngase ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

    “Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë”, tha ai,

    Postimi:

    Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare komunën dhe pa një dakordim të përbashkët. Më këtë rast janë shkelur të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19.

    Kjo Qeveri me çdo veprim të saj po tregon që është e papërgjegjshme dhe nuk i shërben jetës së qytetarëve të Kosovës.

    Inspektorët komunal me vetmohim po e kryejnë punën e tyre çdo ditë, në bashkëpunim të plotë edhe me stacionin policor ne Mitrovicë, po leje të tilla të dhëna nga niveli qendror tregojnë se kjo Qeveri mbron vetëm interesa grupore dhe nuk janë të interesuar për bashkëpunim ndër-institucional në të mirë të të gjithë qytetarëve.

    Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë.

    Kam respekt për gjithë këngëtarët, por veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i dëmshëm.

    AB

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip29 Nëntor 2023
    Kaderi ua ka bërë një pyetje interesante dhe të rrallë Lumbardhit dhe Albyt derisa ishin duke qëndruar në kuzhinë. Ajo u tha...
    Vip29 Nëntor 2023
    Alba dhe Ganiu e patë një propozim interesant për çiftin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ganiu dhe Alba atyre...
    Vip29 Nëntor 2023
    Bisedat për të kaluarën dhe jetën e tyre jashtë shtëpis së Big Brother VIP Kosova 2 nuk kanë të ndalur nga Besi,...
    Të tjera
    Sport29 Nëntor 2023
    Arsenali ka fituar me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në grupin B....
    Lajme29 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës dhe dogana kanë parandaluar një përpjekje për kontrabandim me  mallra. Bëhet fjalë për mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale...
    Lajme29 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar  vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me...
    Lajme29 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës për Front Online e ka konfirmuar rastin për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si...
    Lajme29 Nëntor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, të cilit i shprehu mirëseardhje...
    Vip29 Nëntor 2023
    Kaderi ua ka bërë një pyetje interesante dhe të rrallë Lumbardhit dhe Albyt derisa ishin duke qëndruar në kuzhinë. Ajo u tha...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.