[wp-story]

Lajme

Bahtiri mohon se u largua nga AKR-ja

Bahtiri mohon se u largua nga AKR-ja
11:59 | 31 Korrik 2019

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, mohon të ketë dhënë dorëheqje nga kjo parti. Madje sipas tij, ai është edhe më i fuqishëm se kurrë në këtë parti.

Bahtiri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se vazhdon të mbetet në AKR dhe se ka marrë mbështetjen e strukturave të partisë për të bërë koalicion më kë e sheh ai të arsyeshme.

“Çfarë dorëheqje, kurrë ma i fortë në jetë s’kam qenë. Nuk kam dhënë dorëheqje as në parti, as kërkund. Dje e kam pasur mbështetjen e fuqishme të strukturave të partisë që të bëjë koalicion me kë unë ta shoh të arsyeshme, kjo ka qenë ajo fuqia që e kam marrë dje. Unë jam në AKR dhe do të jem në AKR”, ka thënë ai.

I pyetur se me kënd e sheh të arsyeshme të bëjë koalicion kjo parti politike para zgjedhjeve, nuk ka dhënë ndonjë emër konkret.

“Eh po, tani do t’i shohim ofertat. Mbetet të shihet”, ka thënë ai.

Ndryshe të premten e javës së kaluar është raportuar se nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka ofuar dorëheqje nga kjo parti miëpo këtë e kishin mohuar zyrtarët e partisë duke thënë se kjo nuk është zyrtare.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera