“Vajzat e Mitrovicës” sot kanë organizuar një protestë paqësore pas dhunës dhe ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Mitrovicës.
“Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili ka përkrahur iniciativën dhe protestën e organizuar kundër kësaj dukurie negative në qytetin tonë.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri në fjalën e tij theksoi se i mbështet dhe do të jetë pjesëmarrës çdo herë kur organizohen aktivitete të tilla, që kanë për qëllim eliminimin e dukurive negative në qytetin e Mitrovicës, e veçmas ndaj ngacmimeve seksuale të cilat duhet të marrin dënimin e merituar nga organet e rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu kryetari Bahtiri bëri të ditur se për këto dukuri që kanë ndodhur ka reaguar menjëherë përmes institucioneve përgjegjëse, duke u përkujdesur që kryerësit të këtyre veprave t’u shqiptohet dënimi i merituar.
Vlen të potencohet se kjo protestë ka filluar para objektit të Komunës së Mitrovicës, duke vazhduar tek Gjykata, dhe zgjati përafërsisht një orë.

Të tjera
-
16:05 | 27 Shkurt 2021
-
15:59 | 27 Shkurt 2021
-
15:47 | 27 Shkurt 2021
-
15:46 | 27 Shkurt 2021
-
15:41 | 27 Shkurt 2021
-
15:36 | 27 Shkurt 2021
-
Vip/KulturaU nda nga burri, Kim pozon krejt e zhveshur15:34 | 27 Shkurt 2021
-
15:31 | 27 Shkurt 2021
-
15:29 | 27 Shkurt 2021
-
15:25 | 27 Shkurt 2021
-
15:11 | 27 Shkurt 2021
-
15:05 | 27 Shkurt 2021