×
  • Kronika
  • Kronika

    Babai nga Mitrovica ka një lutje për të gjithë: Fëmija im po lufton me jetën, na ndihmoni për shërimin e tij

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Lejan Hasani nga Mitrovica, ka lindur parakohe (në javën e 33-të) në Kliniken Obstetrike- Gjinekoligjike në QKUK, më 1 shtator të këtij viti dhe që në ditët e para të jetës së tij i është dashur t’u nënshtrohej intervenimeve, kjo për shkak të shëndetit të tij të dobët.

    Prindërit e tij, Fatmire dhe Kujtim Hasani bëjnë apel që kushdo që ka mundësi t’u ndihmojë jo pasi që ata nuk i kanë kushtet e nevojshme për trajtim jashtë vendit.

    Lejani vuan nga “Nn masculinus eutrophicus pretempore 33 jgj; Sepsis/ Acinetobacter spp; Atresio oesphagei cum fistula T-E, occlusion fistulae T-E.VSD muscularis”.

    Meqenëse ky lloj intervenimi nuk kryhet në SHSKUK, indikohet trajtim urgjent kirurgjik në ndonjë qendër të specializuar jashtë vendit.

    Është babai i foshnjës, Kujtimi ai i cili bën thirrje për ndihmë, duke përmendur faktin se kanë kushte jo të mira dhe se jetojnë me ndihmë sociale.

    “Ju kisha bë thirrje me na ndihmu, Lejani është fëmiu jonë i parë dhe po lufton për jetën. Një ndihmë sado e vogël nga cilido qoftë për ne do të thotë shumë. 30 mijë euro na ka siguruar Ministria e Shëndetësisë, por na duhen edhe 30 mijë euro të tjera për të kryer shërbimet në Turqi, na ndihmoni të kalojmë këtë dhimbje”, ka thënë mes tjerash ai.

    “Me datën 24.09.2020 ora 11:00 me konsultën e kirurgut të fëmijëve, foshnja preferohet ketë intervenim urgjent kirurgjik jashtë vendit, pasi gjendja është e rendë”, thuhet në raportin e Klinikes së Neonatologjisë.

    Të gjithë ata persona që shprehin gatishmëri t’i ndihmojnë familjes Hasani, ky është numri i xhirollogarisë në Raiffaisenbank:

    Nga Rubrika
    Kronika16 Mars 2025
    Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e...
    Kronika15 Mars 2025
    Enti Special në Shtime ka raportuar në polici se më 25 shkurt të këtij viti, dy paciente janë rrahur mes vete. Në...
    Të tjera
    Kronika16 Mars 2025
    Inspektorati Komunal i Pejës, me asistimin e Policisë së Kosovës, të shtunën në mbrëmje kryen një aksion në Pejë, ku janë mbyllur...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.