Kronika

Babai në shesh të Prishtinës tenton ta lidh me rrip vajzën e tij 17-vjeçare

Babai në shesh të Prishtinës tenton ta lidh me rrip vajzën e tij 17-vjeçare
15:25 | 25 Shkurt 2020

Një prind 57 vjeçar është arrestuar sot në sheshin “Adem Jashari”, pasi një ditë më parë në të njëjtin vend dyshohet se ka keqtrajtuar vajzën e tij të mitur.

57 vjeçari, siç mëson Gazeta Online “Reporteri.net”, dyshohet se të hënën, në qendër të Prishtinës ka rrahur vajzën e tij 17 vjeçe.

Pasi e ka sulmuar, i njëjti, ka provuar që të miturës t’ia lidhë duart me një rrip.

E një ditë pas ngjarjes që ka ndodhur në Sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet, në të njëjtin vend, sot në mëngjes policia ka arrestuan prindin.

Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera