[wp-story]

Bota/Rajoni

Babai i Alvin Berishës: Falë Zotit isha në Itali, ndryshe djali im s’do kishte shpëtuar! Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër

Babai i Alvin Berishës: Falë Zotit isha në Itali, ndryshe djali im s’do kishte shpëtuar! Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër
09:23 | 17 Janar 2020

Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, që u shpëtua pak muaj më parë nga kampi Al-Hol në Siri, gjatë një lidhje telefonike në emisionin Pa Gjurmë në Report Tv ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë përpjekje për të shpëtuar djalin e tij.

Ai tha se për 5 vite ka qenë 8 herë në Siri për të mundësuar procedurat për kthimin e djalit të tij në shtëpi.

“Shëndeti i Alvinit është shumë i mirë. Tani e ka marrë veten. Unë kam qenë 8 herë brenda 5 viteve në Siri. Nuk është e vërtetë ajo që thonë. Shteti shqiptar nuk ka çuar asnjë letër, Nuk është interesuar fare. Unë kam kontakte me të gjithë ata të kampit.

Askush nuk ka shkuar për ata fëmijë. Kthimi i Alvinit është bërë një bashkim kryqi i kuq italian dhe gjysmë hëna e kuq. Falë zotit unë jam në Itali dhe ata kanë bashkëpunuar me ata që kam dhënë unë. Shkuam në shtator. Ishte e pamundur sepse duhej një autoritet shqiptar që ta merrja Alvinin dhe unë u ktheva. I kërkova përsëri shtetit italian dhe u shpëtua Alvini. Falë Zotit qëllova në Itali.

Unë kam çdo ditë kontakte me kampin Al Hol dhe ata thonë se shteti nuk ka bërë asnjë letër. Unë jam interesuar dhe i njoh shumë mirë ata dy fëmjët Dumani. Ata janë atje. Unë edhe sot kam folur me presidentin e kryqit të kuq ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë letër për 25 fëmijët shqiptarë që ndodhen atje.

Afrim Berisha tha se sot fëmijët shqiptarë janë në çadrën 27 dhe me një kërkesë të shtetit shqiptar ata mund të lihen të lirë. “Çadra 27 është çadra ku janë vendosur fëmijët shqiptarë. Me një letër të shtetit shqiptar ata janë të gatshëm për t’i dhënë fëmijët. Për Alvinin u bënë më shumë se një person për të ardhur”, tha Afrim Berisha.

Si përfundoi Alvin Berisha në kampin Al-Hol?
Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera