×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i 9-vjeçarit në Suharekë thotë se automekaniku e goditi fëmijën qëllimisht

    FrontOnline
    25 Shtator 2022

    Fëmija 9-vjeçar A.Sh., ditën e së premtes u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në kokë e të cilat dyshohet se ia shkaktoi fqinji i familjes, automekaniku Skender Bugari.

    Bugari dyshohet se gjatë kohës që po riparonte një veturë, ka goditur me çelës të punës të miturin, të cilit i ka shkaktuar frakturë në kafkë. Si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija nga QKMF-ja e Suharekës është transferuar për në spitalin rajonal në Prizren e më pas është nisur me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe po vazhdon trajtimin mjekësor pas ndërhyrjes kirurgjikale të cilës iu nënshtrua.

    Sipas informacioneve të para, rasti kishte ndodhur aksidentalisht, mirëpo një gjë të tillë e mohojnë kategorikisht familjarët e fëmijës. Babai i 9-vjeçares, Hisen Shehu, është deklaruar për Sinjalin lidhur me atë që ka ndodhur.

    Shehu ka thënë se Bugari e ka goditur qëllimisht në kokë djalin e tij. Ai pohon se nuk kanë pasur asnjëherë telashe me të dyshuarin, mirëpo këtë veprim ai sipas tij e ka bërë për arsyen e vetme se i përkasin komunitetit ashkali.

    “Qëllimisht ka ndodhë, unë 99.9 për qind jam i sigurt që qëllimisht i ka ra, se fmijes nuk i mëshohet e me ia qitë trutë jashtë. Ai trunin jashtë ia ka qitë. Qëtash djali i ka mbush 9-vjeç, ai i ka 26-vjeç. Ai është drogirash, ai i ka ra me mbytë krejtë. Ai ia ka hek copë. Ne kurrë nuk kemi pasë probleme me të, por vetëm pse është ashkali i ka ra. Pse nuk i ka ra fmijes të vet ose fmijes të shqiptarit, po i ka ra fmijes tem 9-vjeç”, tha babai i të miturit për Sinjalin.

    Sipas tij, pas goditjes fëmija ka humbur menjëherë vetëdijen dhe është dërguar në Emergjencën e QKMF-së në Suharekë. Sa i përket të dyshuarit, i cili është liruar mbrëmë, Shehu thotë se ka folur me të përmes telefonit.

    “Më ka thirrë mbramë në telefon më ka thanë që unë t’i kom ra djalit, po pahiri. I thashë pse s’i ke ra shuplakë, po i ke ra ia ke qitë trunin jashtë. Edhe ia ka hup vetëdijen, e ka rrëzu, pa vetëdije u kanë djali. E kanë marrë Policia e kanë kapë e kanë çu në Emergjencë në Suharekë. Suhareka e ka çu në Prizren, Prizreni e ka çu në Prishtinë. Ka mujtë me ia dhanë nji shuplakë nëse e ka sha”, tha Shehu.

    Gjendja shëndetësore e fëmijës sipas prindit është e rëndë, pasi që sipas asaj që thonë mjekët, ai ka mundësi të humb memorien. Por pavarësisht kësaj, djali ka qenë në gjendje që të flasë dhe të tregojë atë se çka ka ndodhur.

    “E kemi fëmijën në spital në Prishtinë. Gjendja e djalit nuk është e mirë, ka mundësi që e humb memorien, mjektë s’po e lajnë me flejtë se e ka prekë në tru. Djali po tregon krejt, po thotë që ka ndodh qëllimisht. Ka marrë trauma, çdo pesë sekonda, dhjetë sekonda në hava po më kcen djali. Doktori më ka thanë që ka mundësi me hup vetëdijen. Kur i ka ra kockën ia ka thy edhe krejt krytë e ka të krisun. Kocka i ka hi mrena në tru. Ma mirë t’ma kish mytë, se që ma ka ba qëta, ma ka lanë gjallë e për gazepi fëmijën. Ai është fmija jem. Ma ka djeg zemrën”, shtoi tutje Shehu.

    Lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet dhe rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

    Të dyshuarit, Skender Bugari, Prokurori i Shtetit i kishte caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.