Një grua raportohet se ka vrarë e i ka prerë penisin babait të saj që akuzon për përdhunim, kur u konfrontua me të dy dekada pas abuzimeve.
Sipas mediave, 29 vjeçarja Boonyada Chanchuang, pretendon se është abuzuar nga babai i saj Kasem Bunyachon, 58 vjeç, që prej moshës 10 vjeçare, teksa së fundmi mori hak duke e vrarë me thikën e bukës e më pas i preu organet gjenitale në Bangkok, të Tailandës.
Ajo u arrestua dje pasi policia zbuloi pamje të kamerave të sigurisë ku Boonyada shihej që hidhte armën e krimit në një kosh supermarketi.
Teksa shoqërohej për në stacionin e policisë ajo tha për gazetarët: “Kam fjetur mirë mbrëmë … dua që të dënohen të gjithë ata që merren me prostitucionin e fëmijëve”.
Nëna e Boonyada tha në polici se e bija kishte qëndruar për tre vjet me Bunyachon nga mosha 10 vjeçare.
Ajo e përshkruante ish-burrin e saj si të dhunshëm dhe akuzonte se “e ka lënduar shumë” Boonyada kur ishte fëmijë.
Ajo tregoi sesi abuzimi i tij e çoi Boonyada drejt varësisë nga droga e alkooli – duke shtuar se mendja e saj ishte “thyer” nga abuzimi me substancat.
“Ajo është bija e një krimineli, asnjë nënë nuk e përballon dot”.
Pas ngjarjes Boonyada u shtrua fillimisht në spitalin mendor Srithanya para se doktorët të vendosnin se ishte në gjendje të përballonte ndjekjen penale.

Të tjera
-
23:03 | 19 Shkurt 2021
-
22:56 | 19 Shkurt 2021
-
22:48 | 19 Shkurt 2021
-
22:47 | 19 Shkurt 2021
-
22:28 | 19 Shkurt 2021
-
22:27 | 19 Shkurt 2021
-
22:17 | 19 Shkurt 2021
-
22:10 | 19 Shkurt 2021
-
22:03 | 19 Shkurt 2021
-
21:59 | 19 Shkurt 2021
-
21:57 | 19 Shkurt 2021
-
21:51 | 19 Shkurt 2021