×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë e vetëdije institucionale si Avdullah Hoti

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Zyrtarja për Informim në LDK, Gentiana Azemi, ka radhitur “të arriturat” e kryeministrit Hoti, ndërsa ka hedhur akuza ndaj Albin Kurtit.

    Përmes një statusi në Facebook, Azemi, që njëherësh është edhe shefe e Kabinetit të Ministres së Kulturës, ka thënë se kryeministri Hoti arriti ta stabilizojë dhe ta normalizojë situatën politike dhe sociale në vend, duke vënë në binar raportet e rrezikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qarqet tjera perëndimore si më BE dhe me NATO.

    Po ashtu ajo ka thënë se “LDK dhe kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës”.

    Ky është statusi i saj i plotë:

    Me LDK-në, me shtetin e Kosovës✌?

    Kryeministri Hoti e mori mandatin në një kohë mjaft të rëndë për vendin. Në njërën anë raportet me aleatin dhe mbeshtësin jetik të Kosovës, ShBA-të ishin pëkeqësuar jashtë çdo norme nga një ish-kryeministër i pa papërgjegjshëm.

    Përpos situatës së kontaminuar politike dhe populizmave të pa nevojshëm, nga një lider me tipare autoritare (që qeverisi vetëm 50 ditë), vendin ashtu si edhe botën po e sfidon pandemia Covid-19.

    Kryeministri Hoti arriti ta stabilizoi dhe ta normalizoj situatën politike dhe sociale në vend, duke vënë në binar raportet e rrezikuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qarqet tjera perëndimore si më BE dhe me NATO, duke vënë në rend të parë luftimin e virusit, dhe lehtësimin e jetës së qyetetarëve.

    Tiparet e kryeministrit Hoti janë ato që i duhen një lideri që për qeverisje më shumë punon se sa shpalos fjalë dhe retorikë boshe.

    Taktikat populiste mund të sjellin një grusht vota, por ato nuk janë rruga dhe mënyra për ta drejtuar vendin, Kosova ka nevojë për njerëz me përvojë dhe vetëdije institucionale, e jo individ me paranoja e qasje eksperimentale.

    LDK dhe Kryeministri Hoti, mbesin të përkushtuar në avancimin e zhvillimit të shtetit të Kosovës.

    Mbesim në lidhje.

    LDK

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.