×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Koci: Thaçi është dashur të tregojë më shumë pse po shkon në Hagë

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Presidenti Hashim Thaçi do të bëhet zyrtari i parë i lartë që do të intervistohet nga një gjykatë për krime lufte. Thaçi do të niset nesër drejt Hagës, për t’u paraqitur para prokurorit të Speciales, lidhur me dyshimet për krime lufte. Ndryshe prej Ramush Haradinajt, që kishte refuzuar të merrej në pyetje duke qenë kryeministër i vendit, Thaçit ka thënë se dorëheqje do të japë vetëm nëse i konfirmohet aktakuza. Përveç njoftimit se ka marrë ftesë nga prokurori, presidenti nuk ka dhënë detaje për kohën dhe cilësinë në të cilën do të intervistohet.

    E avokati Arianit Koci thotë se presidenti është dashur të tregojë më shumë rreth ftesës që i është bërë, raporton KOHA.

    “Në raport me këtë ftesë, zotëri Thaçi është dashur të jetë më transparent si president i Republikës së Kosovës, për shkak se në ftesë saktësisht ceket se në çfarë cilësie po ftohet – a si i dyshuar apo si dëshmitar, dhe nëse ftohet si i dyshuar, për cilën vepër penale po ftohet”, ka thënë ai.

    Kocit, janë dy çështje të mundshme për të cilat Thaçi do të përgjigjet para prokurorit të Speciales, duke mos e përjashtuar as atë që ndërlidhet me sabotimin e punës së Gjykatës.

    “Thaçi mund të jetë ftuar me kërkesën e gjyqtarit të procedurës paraprake që të qartësohet në lidhje me aktakuzën, ashtu siç parashihet me rregullën 86, por është edhe opsioni tjetër – që tani zotëri Thaçi është ftuar për ndonjë vepër penale e cila nuk ka të bëjë me krimet e luftës e që hynë në kompetencë të Dhomave të Specializuara. Kjo ka të bëjë direkt me shpalljen publike që i është bërë aktakuzës, ku prokuroria pretendon se zotëri Thaçi e ka penguar dhe sabotuar në vazhdimësi punën e dhomave të Specializuara. Natyrisht këto janë pretendime të Prokurorisë në këtë fazë dhe mund të mos jenë të vërteta”, ka sqaruar Koci.

    Një gjykatës i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara ka afat që deri më 24 tetor ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi para dy javësh se ndaj ish-drejtorit politik të UÇK-së, Thaçi, dhe ish-shefit të SHIKU-ut, aktualisht kryetar i PDK-së, Veseli, është deponuar aktakuza pranë Dhomave të Specializuara.

    Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë, romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

    Prokurori i Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshme nxjerrjen e njoftimit publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet, përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Dhomave të Specializuara.

    Pse presidenti vazhdon të qëndrojë në zyrë, ai ka pezulluar aktivitetet publike duke iu kthyer vizitave te memorialet, ish-bashkëluftëtarët dhe familjet e dëshmorëve. Një ditë para intervistimit, Thaçi ka bërë homazhe edhe te varri i ish-veprimtarit dhe burgosurit politik, Adem Demaçi.

    Para shkuarjes në Hagë, Thaçi u zmbraps edhe nga refuzimi për t’ia vazhduar mandatin misionit të EULEX-it, i cili është i ndërlidhur edhe me Gjykatën Speciale.

    Ky mision vazhdon ta menaxhojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe u ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi urimi i Endritit, djalit të vetëm të ish-presidentit. Endriti shkruan: “Babi sot...
    Kronika24 Prill 2024
    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është arrestuar e dyshuara femër pasi ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Të tjera
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0 Chelsean në “Emirates”. Serinë e golave e hapi Trossard në minutën e...
    Sport24 Prill 2024
    Dallas Mavericks e ka mposhtur Los Angeles Clippers me rezultat të ngushtë 96-93 në kuadër të 1/8 së finales së playoff-it në...
    Sport24 Prill 2024
    Arsenali shënoi fitore të thellë ndaj Chelseat, me rezultat 5-0, në mbrëmjen e së hënës. Megjithatë, trajneri i të Kaltërve, Mauricio Pochettino...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë ne Rahovec, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton që...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për...
    Kronika24 Prill 2024
    Të martën është arrestuar një person në Gjykatën Themelore, dega Fushë Kosovë. Ai i kishte fyer gjyqtarin, prokurorin dhe policët, dhe pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.