×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Veselit: Prokuroria e Speciales ka bashkëpunuar me një kriminel serb të luftës

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është shprehur i indinjuar me veprimet e Prokurorisë së Speciales sa i përket vonesës në zbulimin e materialeve të domosdoshme për mbrojtjen.

    Ai ka thënë se Prokuroria nuk duhet të lejohet që të adoptojë praktika kur materialet i zbulon pak kohë para dhënies së dëshmisë së dëshmitarit në Trup Gjykues.

    “Është e rëndësishme që ZPS të mos lejohet të adoptojë praktikë të nxjerrë materiale pak kohë para se të vijë një dëshmitar për të dhënë dëshminë para Trupit Gjykues. Çështja është e rëndësishme dhe duhet të analizohen ato që nxjerren”, tha ai.

    “Ne jemi të shqetësuar se kur flitet për kërkime të posaçme, ZPS nuk i ka përfunduar këto kërkime. Në këtë mënyrë, gjuha e përdorur mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Në qoftë se materialet nxirren gjatë gjykimit, ato që do duhej të nxirreshin tani, kjo do të krijojë vonesa të konsiderueshme gjatë procesit të gjykimit. Na duhet ta pezullojmë pastaj çështjen”, tha tutje ai.

    Sa i përket provave të ardhura nga Serbia, Emmerson ka përmendur një rast kur shërbimet e zbulimit serb kanë korruptuar dëshmitarë para Trupit Gjykues në Hagë.

    “Ekzistojnë prova nga procesverbalet që shërbimet e zbulimit serb kanë kërkuar që ta korruptojnë dëshminë para trupit gjykues. Një dëshmitar e ka pranuar atë. Dëshmia e tij ishte e rreme. Ne nuk e pranojmë pohimin që Serbia i ka të gjitha dëshmitë”, tha ai.

    Edhe më shqetësuese ishte një deklaratë e Emmerson se Prokuroria ka bashkëpunuar me një kriminel lufte të Serbisë.

    Sipas tij, kjo është shqetësuese.

    “Serbia është problem në vetvete në lidhje me rregullën 103. Mendoj që ka jurisprudencë të bollshme në lidhje me atë sa i takon kur bëhet vlerësimi i besueshmërisë së provave nga Serbia. Bashkëpunimi i ZPS-së me një kriminel lufte serb, është shqetësuese dhe të çon në përfundimin se është një problem themelor që duhet zgjidhur, dhe duhet zgjidhur tani”, ka thënë Emmerson./FrontOnline

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, për themelimin e një komisioni hetimor për kontratat...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.