×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit ankohet se nuk i janë dhënë aplikimet e 17 personave që u paraqitën si viktima të UÇK-së

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    17 persona janë paraqitur si viktima në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Zyra për Pjesëmarrjen e viktimave para disa ditësh rekomandoi që të gjitha këto aplikime të mblidhen vetëm në një grup.

    Për t’u siguruar që nuk do të ketë konflikt interesi, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Gjykatën Speciale kontaktoi një nga një personat që u paraqitën si viktima të UÇK-së në rastin e gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan lajmi.net.

    Një veprim i tillë i Zyrës është bërë për shkak se Gjykatësi Paraprak ka konstatuar se klasifikimi në dy apo më shumë grupe duhet të bëhet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, dhe shumë të ndryshme mes aplikantëve.

    E mbledhjen e tyre në një grup e ka përkrahur edhe avokati i Hashim Thaçit, David Hooper. Ky i fundit po ankohet se mbrojtja nuk i ka ende aplikacionet e viktimave, mirëpo se në bazë të përshkrimeve të Zyrës për Pjesëmarrjen e Viktimave,  Hooper thotë se mbledhja në një grup do të ishte e arsyeshme.

    “Ndërsa kërkesat e viktimave nuk i janë zbuluar mbrojtjes, ndryshimet e identifikuara nga VPO midis aplikantëve (përkatësia etnike, gjuha ose vendndodhja gjeografike) nuk duket të përbëjnë konflikt interesi që garanton përfaqësim të veçantë ligjor në përputhje me rregullin 113 (8) të rregullave.Mbrojtja më tej bie dakord që rrethanat në të cilat gjyqtarët e GJND-së caktonin përfaqësuesit ligjor nuk zbatohen në rastin konkret, ku aktualisht janë vetëm 17 aplikantë për viktima”, thuhet në parashtresën e avokatit të ish-presidentit, shkruan tutje lajmi.net.

    Në këtë kuadër, Hooper ka kërkuar që për të gjithë aplikantët, të caktohet një përfaqësues ligjor.

    “Mbrojtja më tej vëren se emërimi i një përfaqësuesi të përbashkët ligjor për të gjithë aplikantët aktualë të viktimave është në interes të administrimit të drejtë, por efikas të drejtësisë, dhe është në përputhje me Rregulloren 113 (8) të Rregullave, dhe Vendimin Kornizë për Viktimat”, thuhet tutje në parashtresën e Hooper.

    Në këtë formë, është bërë e ditur se nëntë nga aplikantët jetojnë në Serbi, tre në diasporë(në vende të ndryshme të botës), teksa pesë jetojnë në Kosovë, prej të cilëve një është folës i gjuhës serbe.

    Bazuar në rrethanat dhe përkatësinë etnike, vetëm një nga 16 aplikantët ka kundërshtuar që të jetë i selektuar në një grup me të tjerët. Ai ka kërkuar që të jetë i veçuar pasi që grupimi me të tjerët në këtë situatë do të mund të përbënte një konflikt interesi.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...
    Lajme19 Prill 2024
    Paraditen e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar fillimin e punimeve të zgjerimit të Rrugës Nacionale N-9, segmenti...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.