[wp-story]

Lajme

Avokati i Ramabajës: Rasti i montuar, nëse gjyqi është i pavarur e presim lirinë

Avokati i Ramabajës: Rasti i montuar, nëse gjyqi është i pavarur e presim lirinë
14:29 | 16 Janar 2020

Avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se rasti “Syri I Popullit” ka qenë i montuar dhe se Sadri Ramabaja duhej të lirohej nëse gjyqi do të ishte i pavarur.

“Jemi kah fundi i një procesi mjaft maratonik që njihet se “Syri i Popullit”. Prokurori e tha fjalën përmbyllëse dhe ajo është e pabazuar në asnjë argument juridik apo faktik”.

“Prokurori nuk kishte çfarë të thoshte përpos që mbeti prapa aktakuzës, ndërsa unë paraqita fjalën përmbyllëse dhe argumentova se asnjë fakt i vetëm nuk ekziston që Sadri Ramabaja është pjesë e kësaj organizate që quhet terroriste”.

“Kam shpjeguar që rasti është i motnuar nga persona të caktuar për qëllime të caktuara dhe kam argumentuar mjaft gjatë në gjykatë dhe tani pres një aktgjykim lirues. Ky aktgjykim lirues do të vinte nëse gjyqi nuk është i ndikuar”.

Krasniqi tha se frikësohet në pavarësinë e gjykatës pasi për këtë rast kanë dëshmuar edhe krerët politikë të vendit.

“Kam frikë se gjyqi do të jetë i ndikuar sepse aty kanë dëshmuar krerë politikë dhe kanë bërë me gisht se ky ka kryer vepër penale. Nëse gjyqi është i pavarur atëherë unë pres aktgjykim lirues”.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera