×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Avokati i Popullit: ATK-ja diskriminon punëtorët (dokument)

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Avokati i Popullit  Hilmi Jashari, ka konstatuar se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), respektivisht drejtori Ilir Murtezaj, në dy raste ka diskriminuar dy zyrtarë të lartë të institucionit që e menaxhon ai. Bëhet fjalë për Hamdi Hoxhën si dhe Flurim Kurtishaj, raporton “Front Online”.

    Në mendimin juridik të avokatit të Popullit të cilën e ka siguruar portali “Front Online” thuhet se më 17 maj 2019 drejtori i përgjithshëm i ATK-së e ka miratuar Projekt Rregulloren numër 13/2019 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në ATK.

    Më tutje, aty thuhet se më5 qershor 2019 ATK-ja ka shpallur konkurs për vende të lira punë për tri pozita të zëvendësdrejtoreve të përgjithshëm.

    “Sipas pohimeve të ankueseve më 10 qershor 2019 ATK-ja i ka emëruar ushtrues detyre disa drejtorë duke mos i sistemuar drejtoret e deri tanishëm, të cilën i ka konsideruar si teprice, përfshirë edhe ankuesit. Më 13 qershor 2019, drejtori i përgjithshëm i ATK-së me vendim nr.334 nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për funksione të veçanta Hamdi Hoxhës ia ka ndërruar pozitën e punës në udhëheqës të divizionit për menaxhimin e rriskut. Po në të njëjtën datë ankuesit Flurim Kurtishaj nga pozita e drejtorit të departamentit të lojërave të fatit ishte caktuar pozita e punës udhëheqës i ekipit të mbledhjes  së detyrueshme në drejtorinë rajonale Prishtina 2” thuhet në mendimin juridik të avokatit të Popullit drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Konkluzioni i Avokatit të Popullit

    Më tutje në konkluzimin që ka nxjerr avokati Popullit thuhet se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 24 garanton barazinë e të gjithëve para ligjit, pa asnjë diskriminim, neni 23 përcakton se dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut. “Avokati i Popullit konstaton se ricaktimet në vendet e punës së ankueseve nga ATK-ja përbën akt diskrimninues dhe janë në kundërshtim me nenin 28 të ligjit numër 03/L-149 për Shërbyesit Civil të Republikës së Kosovës” thuhet në konkluzionin e Avokatit të Popullit, raporton “Front Online”.

    Hoxha paralajmëron veprime

    Pas marrjes së konkluzionit nga ana e avokatit të Popullit, Hoxha dhe Kurtishaj përmes një shkrese drejtuar drejtorit të ATK-së kanë kërkuar anulimin e vendimit, në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të marrin veprime.

    “Unë gjithmonë konform legjislacionit në fuqi do të marrë veprime të mëtejshme për adresimin e veprimeve diskriminuese në organet  kompetente si dhe nëse nuk evitohen këto shkelje ligjore, atëherë do të ndërmarr veprime adekuate duke e informuar publikun përmes mediave për të gjitha shkeljet ligjore dhe diskriminuese që janë bërë në ATK-së” thuhet në shkresën e Hoxhës drejtuar drejtorit, raporton “Front Online”. / Front Online /

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Ekonomi26 Mars 2024
    Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore. Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për...
    Ekonomi26 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti. Sipas të dhënave që ka publikuar...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.