×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i PDK-së: PZAP anulon votat e diasporës në Dragash

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)  ka anuluar votat e diasporës në Dragash.

    Këtë e ka bërë të ditur, Faton Fetahu, avokat i Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Jam jashtëzakonisht i lumtur që në cilësi të avokatit u angazhova për vendosjen e drejtësisë për bashkëqytetarët e mi të Dragashit, vullneti i të cilëve i shprehur në mënyrë demokratike, u tentua të manipulohet padrejtësisht përmes votave të pranuara me postë të cilat, fatkeqësisht, ishin cenuar në mënyrën më të rëndë.

    Në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar të z. Shaban Shabani, kandidat për kryetar i komunës së Dragashit, sapo pranova vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se ankesa që kam parashtruar është miratuar në tërësi si e bazuar.

    PZAP ka konstatuar si të bazuara argumentet që kemi ngritur për sa i përket organizimit, orkestrimit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve që jetojnë jashtë vendi, duke e devijuar kështu edhe vullnetin e rreth 12.000 votuesve, të cilët në mënyrë të lirë dhe demokratike shprehen vullnetin e tyre politik më 14 nëntor.

    E përgëzoj kryetarin z. Shabani për besimin e palëkundur në drejtësi dhe që ju bashkua pa hezitim bindjes time të thellë se ky proces do të vendoset në favor të tij.

    Për fund, uroj Partinë Demokratike të Kosovës për kontributin e madh në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të mira zgjedhore”.

    No description available.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Lajme13 Korrik 2024
    Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Michael Carpenter. Osmani...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kanë filluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për hyrë në Kosovë. Në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare...
    Sport13 Korrik 2024
    Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës, duke qenë prurja më e re në mesfushën dardane. Letra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.