×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Hashim Thaçit përmendet si kandidat i mundshëm i LDK-së për kryetar të Prishtinës

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Qytetarët e Kosovës pas gjashtë muajve do të ushtrojnë sërish të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor. Gara më e nxehtë pritet të jetë ajo për të parin e kryeqytetit ndërmjet dy partive më të mëdha, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV).

    Tanimë kanë nisur të përfolën edhe emra të mundshëm të kandidatëve nga subjektet politike që do të kandidojnë për të marrë timonin e komunës së Prishtinës.

    avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska është duke u përmendur brenda Lidhjes Demokratike si kandidat potencial për kryetar të Prishtinës, shkruan Syri Kosova.

    Por, Pallaska e ka mohuar mundësinë e të qenurit kandidatë nga LDK-ja.

    “Absolutisht nuk kam asnjë informacion të tillë. As në mendje nuk më ka shkruar mua e nuk besoj që i ka shkruar edhe dikujt tjetër”, tha shkurt Pallaska për Syri Kosova.

    Nga partia e Lumir Abdixhikut si kandidat tjetër i mundshëm është lakuar edhe emri i zëdhënësit të kësaj partie njëherësh ish-ministër i Bujqësisë, Besian Mustafa si kandidat i mundshme për kryetar të Prishtinës.

    Një emër tjetër që është përmendur nga ky subjekt politik është edhe ish-ministrja e Kulturës nga kjo parti, Vlora Dumoshi.

    LDK është partia që e ka udhëhequr për një kohë të gjatë Prishtinën, derisa Isa Mustafa humbi në balotazh përballë Shpend Ahmetit, në atë kohë kandidat i Vetëvendosjes.

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në Prishtinë Vetëvendosja doli bindshëm e para, por nuk dihet se cili do të jetë kandidati i kësaj partie.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.