×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Gashi: Ish-Prokurori Sylë Hoxha i ka fshehur faktet e vrasjes së Astrit Deharit

    FrontOnline
    15 Shkurt 2021

    Tomë Gashi, avokati i cili përfaqëson familjen Dehari, gjatë ditës së sotme ka njoftuar përmes rrjetit sociale “Facebook”, se ka dorëzuar një kallëzim penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha.

    I njëjti ka bërë me dije se familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi pa hakmarrje, duke treguar se ky kallëzim penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, shkruan Indeksonline.

    Në një intervistë për Indeksonline avokati Gashi, ka thënë se këtë kallëzim penal e ka paraqitur më 12 shkurt, endërsa në formë të shkruar e kemi njoftuar edhe prokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

    “Sipas autorizimit të Avni Deharit, kam paraqitur kallëzim penal të premtën me 12 shkurt të këtij viti kundër kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili pastaj ka qenë ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kallëzimi penal iu është dërguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z.Kujtim Munishit, ndërsa sot në formë të shkruar e kemi njoftuar edhe prokurorin e shtetit, Aleksandër Lumez”, ka thënë Gashi.

    Gashi, gjithashtu ka thënë se veprimet e ish-prokurorit Sylë Hoxha, përmbushin gjitha elementet e veprës penale që ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës.

    “Ne konsiderojm se në veprimet e ish-prokurorit Sylë Hoxha, përmbushen gjitha elementet e veprës penale ashtu siç e kemi planifikuar që ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo të autoritetit të tij zyrtar dhe kjo ka të bëjë me rastin kur ai ka qenë kryeprokuror kur është vrarë Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ne jemi të bindur se ish-Prokurori, Sylë Hoxha nuk ka ndërmarr veprime të caktuara ligjore të cilat i ka pas obligim jo vetëm që t’i identifikoj vrasësit e Astrit Deharit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët kanë fshehur rastin e Astritit për shumë vite”, ka thënë Gashi.

    Avokati Tomë Gashi, ka përmendur edhe një fakt ku ish-prokurori Sylë Hoxha, në një televizion, kishte thënë publikisht në vitin 2016, se ka marr një telefonatë drejtori i burgut të Qendrës së Paraburgimit në Prizren rreth orës 14:00, për vrasjen e Astrit Deharit.

    “Ai në televizion publikisht në vitin 2016, kishtë thënë se ka marr një telefonatë nga drejtori i burgut të Qendrës së Paraburgimit në Prizren se diku rreth orës 14:00, apo para orës 14:00 gjë që i bie se si mund ta dinte ai se çfarë mund të ndodhë me Astrit Deharin i cili ishte i vetmuar në qelin e tij A3 në Prizren,e si është e mundur që ai ta ketë ditur se do të ndodhë vrasja e Astrit Deharit, pa ndodhur fare”, ka thënë Gashi.

    Gashi ka dhënë detaje për vrasjen e dyshimt të Astritit, duke thënë se kur të burgosurit janë kthyer në qeli e kanë parë të shtrirë në dysheme shokun e tyre, që i bie rreth orës 15:00.

    Ndër të tjera, avokati Gashi ka thënë se ish Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha ka tentuar ta mbyll këtë rast.
    “Rasti sipas Hoxhës, konstatohet si vetëvrasje, do të thotë se është rast i incizuar edhe në televizione, mediat e kanë atë e ai nuk dhënë sqarime se pse ka tentuar ta mbyll rastin si të tillë. Ai faktikisht ka hyrë në një luftë të tillë speciale për ta bindur opinonin se kinse kemi të bëjë me vetëvrasje ndërsa nrtarisht nuk ka ndërmarr asnjë veprim në formë të shkruar sipas tij që ta mbyll rastin e ai është dashur të punoj në bazë të Kodit të Procedurës Penal të Republikës së Kosovës, e jo të jetë vetëm deklarata nëpër media”, ka thënë avokati Gashi, për Indeksonline.

    Bëjmë të ditur se në raportin zviceran janë gjetur ADN, të gjurmëve të personave të tretë, në mënyrë shkencore është eliminuar teoria e vetëvrasjes, shkruan Indeksonline.

    Ndërsa, në raportin mjekësor në Spitalit Rajonal në Prizren, thuhet se në ora 15:20 është sjellur pa shenja jetë në spital Astrit Dehari.

    Raporti specialistik:

    No description available.

     

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.