×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati e përdor një deklaratë të Albin Kurtit në kërkesën për lirimin e Rexhep Selimit

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    David Young, avokat i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, e ka përdorur një deklaratë të ish-kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në kërkesën e tij parashtruar Gjykatës Speciale për lirimin e përkohshëm të klientit të tij.

    Duke arsyetuar se nuk ekziston rreziku i arratisjes së Selimit në rast se ai lihet i lirë, Young shkruan se Kurti thotë se veprimtaria e Selimit është karakterizuar gjithmonë me nder.

    “Rreziku i arratisjes. Z. Selimi është një figurë publike që është i njohur në të gjithë Kosovën si politikan në partinë politike Vetëvendosje dhe aktualisht shërben si anëtar i Kuvendit të Kosovës në emër të asaj partie, ku është gjithashtu Shef i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Siç shpjegohet nga Z. Albin Kurti, udhëheqësi i partisë politike më të madhe të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, veprimtaria patriotike dhe profesionale e Z. Selimi është karakterizuar gjithmonë nga përkushtimi i plotë, nderi dhe integriteti në ushtrimin e detyrave të tij. Këto detyra kanë qenë thelbësore, duke filluar me pozicionin si Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999-2000), ajo e Komandantit të Akademisë së Mbrojtjes (2000-2003), dhe shumicën e kohës, ajo e fundit e deputetit të partisë politike Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar avokati.

    Ai e ka përmendur edhe bashkëpunimin e Selimit me Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjatë intervistimeve të tij si një nga arsyet tjera për lirimin e përkohshëm të klientit të tij, raporton express.

    “Z. Selimi bashkëpunoi plotësisht me hetuesit e ZPS-së, pasi i ishte lëshuar një thirrje për intervistë nga ZPS të cilën ai e ndoqi vullnetarisht për tri ditë intervistim me ZPS-në më 12, 13 dhe 14 nëntor 2019. Ai e aranzhoi vetë udhëtimin e tij për në Hagë, duke udhëtuar nga Prishtina me qëllim të pjesëmarrjes në intervistat e ZPS-së. Me kërkesë të ZPS-së, ai u kthye në Hagë nga Prishtina për dy ditë të tjera të intervistave më 18 dhe 19 shkurt 2020. Z. Selimi iu përgjigj pyetjeve të ZPS-së dhe nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për përfaqësim ligjor gjatë intervistimit”, thuhet ndër tjerash në kërkesën e Young.

    Ai ka kërkuar që Selimi të lirohet përkohësisht me apo pa kusht. Po kështu, Young ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake që të vendos ta mbajë një seancë dëgjimore për këtë çështje më 16 dhjetor.

    Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar që të reduktohet afati kohor i marrjes së përgjigjes në lidhje me aplikimin, nga 10 në katër ditë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi shkollën e sapo rikonstruktuar “Babë Dudë Karburanara” në Berat për të uruar nxënësit në fillim të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova sonte luan si mysafire e Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.