×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avokatët gjermanë po bëjnë thirrje për një kufi më të lartë të lejuar të konsumit të kanabisit për shoferët

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Në diskutimin për dekriminalizimin e kanabisit në Gjermani, ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e kufirit ligjor të konsumit të kanabisit për shoferët, shkruan dpa. Kufiri aktual për substancën aktive THC (tetrahydrocannabinol) penalizon njerëzit që tashmë janë në gjendje të drejtojnë makinën pasi kanë konsumuar kanabis, theksojnë ekspertët, sipas dpa.

    THC është substanca që është kryesisht përgjegjëse për efektet e marihuanës në gjendjen mendore të një personi. Nga e mërkura, ekspertët do të diskutojnë këtë çështje në një konferencë në qytetin verior gjerman, Goslar. “Vlera kufitare aktuale për përqendrimin e THC nuk është e mirë sepse nuk jep një tregues të papërshtatshmërisë për të vozitur,” tha Andreas Krämer nga Oda gjermane e Avokatëve.

    Aktualisht, një vlerë THC prej 1 nanogram – përqendrimi më i ulët i mundshëm që mund të zbulohet në mënyrë të besueshme – konsiderohet ngarje nën ndikimin e drogës.

    Problemi është se THC, ndryshe nga alkooli, shkakton reagime shumë të ndryshme në njerëz të ndryshëm, shpjegoi Siegfried Brockmann, kreu i kërkimit të aksidenteve në Shoqatën Gjermane të Sigurimeve. Ai mbron një vlerë kufi prej 3 nanogramësh THC për mililitër gjak.

    Kongresi vjetor në Goslar, i cili fillon javën e ardhshme, është një nga takimet më të rëndësishme të ekspertëve të sigurisë në komunikacion në Gjermani. Kongresi do të përfundojë të premten me rekomandime për parlamentin gjerman. Presidenti i Aleancës kundër alkoolit dhe drogës në trafikun rrugor, Helmut Trentmann, supozon se dekriminalizimi i kanabisit do të rrisë numrin e udhëtimeve nën ndikimin e kanabisit.

    Prandaj, kërkon ndër të tjera edukim gjithëpërfshirës të të gjithë përdoruesve të rrugës. Shoqata gjermane e automobilave ADAC dëshiron të qëndrojë në kufirin e 1 nanogramit për shkak të marrëdhënies pjesërisht të paqartë dozë-efekt.

    “Siguria rrugore nuk duhet të rrezikohet,” tha zëdhënësi./FrontOnline/

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.