×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatët e Speciales: Gjykimi për ish-krerët e UÇK-së, mund të nisë në fillim të vitit 2023

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Edhe një muaj bëhen dy vjet që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

    E, pavarësisht që po bëhen këto vite ende për ta nuk dihet se kur do të fillojë procesi gjyqësor, shkruan Front Online.

    Madje, edhe për gjithë këtë kohë avokatët e Speciales, procesin gjyqësor po e shohin me shumë lëshime dhe shkelje.

    Sipas tyre, çështja është zvarritur shumë dhe e gjithë kjo ka ndodhur pa nevojë.

    Ndërsa, besojnë se procesi gjyqësor duke i parë zvarritjet e shumta ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pritet të fillojë në fillim të vitit 2023.

     

    Qerkini: Mbajtja në paraburgim e ish-krerëve të UÇK-së në kundërshtim me  jurispodencën e Gjykatës së Strasburgut

    Avokati i akredituar i Speciales, Artan Qerkini thotë për Front Online se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

    “Po shpresoj se gjykimi do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm”, është shprehur Qerkini për Front Online.

    Ndërsa, thotë se është parë zvarritje e procesit ndaj tyre.

    Ai tregon edhe arsyet e kësaj.

    “Në dy vitet e arrestimit të krerëve te UÇK-se, kemi qenë dëshmitarë të zvarritjes së procesit si pasoj e mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te Prokurorisë brenda afateve te arsyeshme. Po ashtu, mendoj se mbajtja ne paraburgim e tyre është në kundërshtim me jurispodencën e Gjykatës se Strasburgut. Është vërejtur edhe mos zbatimi i një prej parimeve kryesore te procedurës penale parimi i gjuhës”, është shprehur Qerkini.

     

    Musa: Lëshime e shkelje të shumta në procesin e ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja

    Që procesi gjyqësor pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm e thotë edhe avokati tjetër Skender Musa.

    “Pres, që procesi gjyqësor të fillojë në vitin 2023 duke i parë neglizhencat e shumta që bëhen në Gjykatën Speciale dhe më shumë ka gjasa që procesi gjyqësor të filloj në vitin 2023”, është shprehur Musa, për Front Online.

    Kurse, flet edhe për rrjedhën e procesit për këto dy vite, duke thënë se janë bërë shkelje e lëshime të shumta.

    “Procesin në Gjykatën Speciale e kam parë me shumë lëshime dhe shumë shkelje të dispozitave procedurale, ka pas jashtëzakonisht padrejtësi të mëdha në trajtimin e çështjeve për të cilat janë dyshuar dhe akuzohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës. Zakonisht gjyqtari si organ individual ka anuar nga ana e prokurorit, ndërkaq nuk ka marrë parasysh pothuajse asnjë parashtrim apo minimum informata nga parashtresat e mbrojtësve, ndërkaq në bazë të ligjit palët në procedurë janë të barabarta qoftë në parashtrimin e pretendimeve, qoftë provave dhe gjykata duhet t’i vlerësojë njëjtë si provat nga i akuzuari dhe mbrojtësi e po ashtu edhe ana e prokurorit”, ka thënë Musa.

    Sipas tij, procesi është zvarritë pa nevojë, duke shtuar se gjykata ka mundur të jetë shumë më efikase në procedurë.

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.

    Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

    Prokuroria pretendon se këto krime të prezantuara në aktakuzë janë kryer në lokacione të ndryshme në Kosovë, si dhe në disa të tjera në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

    Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./Front Online

     

     

     

     

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania i ka ndjekur nga afër zhvillimet në Asamblenë Parlamentare...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Emisari i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, tha se vendi i tij është përkrahës i fortë i Kosovës, por shtoi se është kyçe tash...
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron....
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Gjermania ka ngritur akuza ndaj gjashtë shtetasve të huaj nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste në emër të grupit ekstremist, Shteti...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të...
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.