[wp-story]

Lajme

Avni Zogiani: Kadri Veseli është baba i korrupsionit

Avni Zogiani: Kadri Veseli është baba i korrupsionit
19:15 | 04 Shtator 2019

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, i ftuar në FRONTAL të T7, ka debatuar me Avni Bytyçin, këshilltar i Kadri Veselit, rreth nismës së këtij të fundit për luftën kundër korrupsionit.

Zogiani ka thënë se nuk mund ta vjedhësh një popull për vite të tëra, dhe pastaj të kthehesh e ta luftosh korrupsionin.

“Duhet me pas turp përnjëmend”, ka thënë Zogiani.

Ndërkohë kur Bytyçi ia ka përmendur nënshkrimin e “Paktit të Veselit”, në luftën kundër korrupsionit, Zogiani ka pyetur se me kë të nënshkruaj marrëveshje , duke  cilësuar Veselin si ‘babën e korrupsionit”

“ Me kënd me nënshkrua marrëveshje, me babën e korrupsionit a ?” ka thënë Zogiani.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera