[wp-story]

Lajme

“Aventurat” e Ramiz Kelmendit në politikë

“Aventurat” e Ramiz Kelmendit në politikë
10:10 | 06 Shtator 2019

Ish deputet i LDK-së, Ramiz Kelmendi, që nga fillimi i karrierës së tij në politikë e deri me tani ka ndërruar disa parti, raporton Front Online.

Karrierën politike Kelmendi e filloi në partinë e Ramush Haradinajt AAK, ku qëndroj rreth 4 vite, e në maj të vitit 2014 përmes një njoftimi Kelmendi e braktisi AAK-në.

Në letrën që Kelmendi i’a kishte dërguar AAK-së për largimin e tij, kishte thënë se po largohet për arsye subjektive.

“Kam falënderime të mëdha për kryetarin Haradinaj, kolegë dhe anëtarë të kryesisë e mbi të gjitha për votuesit që kanë qenë mbështetja ime kryesore. Unë iu kam qëndruar besnik parimeve të AAK-së dhe me çdo mundësi timen kam punuar në favor të kësaj partie. Sot para jush deklaroj zyrtarisht që tërheqja ime ka të bëjë me çështje subjektive. Edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve dhe puna ime për zhvillim dhe në funksion të vendit nuk përfundon këtu pasi që unë çdo herë do të jem mbështetës dhe ideator për shumë projekte të cilat do të jenë në funksion të zhvillimeve ekonomike në vend”, patë thënë Kelmendi.

Pasi që e braktisi AAK-Në, Kelemdi i’u bashkua Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila në vitin 2014 ishte nënë drejtimin e Hashim Thaçit.

Aderimin e tij në PDK e patë zyrtarizuar ish kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi, përmes një konference për media.

“Kelmendi po i bashkohet listës fituese të 8 qershorit dhe misionit të ri për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”, patë thënë Thaçi

Ndërsa aderimin e  tij në PDK, Kelmendi e patë arsyetuar duke thënë se, PDK-ja do ta realizon planin e tij për zhvillimin ekonomik.

E “aventura” e Kelmendit në PDK nuk zgjati shumë, ai pas dy vite, në tetor të vitit 2016 e braktisi PDK-në,“Dorëheqja ime vie pasi që vizioni im për zhvillim ekonomik të Kosovës mu pamundësua”, patë thënë Kelmendi.

Pas largimit nga PDK-ja, Kelmendi  i’u bashkua  partisë së Isa Mustafës, LDK-së.

Lajmin për aderimin zyrtar të Kelmendit në LDK e patë konfirmuar sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.

“Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës” patë thënë Zefaj

Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi  ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhej në postimin e Kelmendit.

Gjatë këtyre viteve në politikë, Kelmendi ka pasur  disa poste, si deputet dhe zëvendëskryeministër në qeverinë Mustafa, raporton Front Online.

E ditë më parë ish deputeti i legjislaturës së gjashtë Ramiz Kelmendi nuk e ka përjashtuar mundësin që të largohet nga partia e Isa Mustafës, LDK-ja.

Në një emision televiziv Kelmendi tha se  “Gjasat janë shumë më të mëdha që të largohem”,

E në pyetjen se në rast se do të largohet nga LDK, pjesë e cilës partie do të bëhet Kelmendi tha se“Nuk e di, sipas orientimit tim dëshira për të kontribuar për shtet është shumë më e madhe se sa për të qenë në politikë”./Front Online./

 

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera