×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV: Rritet numri ankesave për produkte jocilësore, 250 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës është rritur numri i ankesave për produktet ushqimore jocilësore dhe pa afat. Ky autoritet gjatë vitit që lamë pas e deri më sot ka larguar nga tregu dhe asgjësuar mbi 700 mijë kilogram produkte ushqimore që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum.

    Në dy muajt e fundit, po ashtu AUV ka shqiptuar rreth 250 gjoba për qytetarët dhe partitë politike që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.

    Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi theksoi për KosovaPress, sekontrollet në import të mallrave ushqimore janë realizuar 100 përqind. Sipas tij, çdo ngarkesë i është nënshtruar procedurave të rregullta të kontrollit dhe varësisht nga të gjeturat është vendosur për ngarkesat për t’u lejuar që të hyjnë në tregun tonë apo jo.

    Ai thotë se në gjithë territorin e Kosovës kanë ushtruar kontroll përmes tri llojeve të inspektorateve, inspektorati veterinar, fito sanitar dhe sanitar dhe nga këto kontrolle edhe në vitin 2020, duke larguar nga tregu dhe asgjësuar rreth 700 mijë kilogram produkte ushqimore

    Thaçi: Jemi autoriteti që prijmë për nga numri i ankesave

    “Edhe nga statistikat që kemi nga departamenti për mbrojtje të konsumatorëve, jemi autoriteti që prijmë për nga numri i ankesave që vijnë pikërisht për shkak të besueshmërisë që kanë qytetarët në autoritetin tonë, sepse për të gjitha ankesat ata gjithmonë në kohë rekorde marrin përgjigje për rastet e raportuara. Raste e raportuara gjithmonë kanë marrë zgjidhje nga ana e inspektoratit dhe ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe autoriteti duhet të vazhdojë, sepse siguria ushqimore, është siguri e përgjithshme, e cila nuk i takon vetëm autoritetit”, thekson Thaçi.

    Ai ka treguar edhe për llojin e produktit të orizit “Broën Rice Basmati organic 500g”, që është larguar nga tregu dhe për kujdesin që duhet pasur konsumatorët.

    Thaçi: Sivjet ndër produktet e larguara nga tregu është edhe orizi “Broën Rice Basmati organic 500g”

    “Kemi edhe për këtë vit produkte që janë larguar nga tregu, janë asgjësuar. Është rasti i orizit që ka qenë i paketuar në disa vende të Bashkimit Evropian dhe është raportimi se ka një toksinë brenda këtij orizi dhe i cili ka qenë duke u tregtuar edhe në vendin tonë. Ndërsa, ne kemi vepruar me një herë në linjë me shtetet tjera në të cilat ka qenë i shpërndarë ky oriz… Si autoritet kompetent me mandate për të ruajtur sigurinë ushqimore pa marrë parasysh origjinën e produktit kushti bazë që një produkt të del në treg, ai duhet të jetë i sigurt. Edhe numri i madh i prodhimeve që vijnë nga importi gjithmonë në masën 100 përqind jemi një autoritet që kontrollon çdo ngarkesë i nënshtrohet kontrollit të inspektorati kompetent”, thotë ai.

    Ndërsa, sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për pandeminë, Thaçi thotë se në dy muajt e fundit, janar dhe shkurt, AUV ka ndëshkuar qytetarë, biznese dhe parti politike që kanë shkelur këtë ligj.

    Partitë politike, sipas tij, janë ndëshkuar për tubimet zgjedhore në kundërshtim me Ligjin për pandeminë.

    Thaçi: 250 gjoba për qytetarë dhe parti politike

    “Nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani çdo ditë dhe çdo natë inspektorët e AUV janë në terren për mbikëqyrje të zbatimit të masave antiCovid dhe vetëm për këtë periudhë kohore, kemi pasur rreth 250 gjoba vetëm për persona juridik, këtu hyjnë edhe gjobat për mbajtjen e organizimeve apo tubimeve të ndryshme dhe kudo që është hasur nga ana e inspektorëve që janë shkelur vendimet e qeverisë gjithmonë është ndërmarrë veprimi konform ligjit në fuqi… Të gjithë ato që hyjnë në kategorinë e personave juridik, ka edhe gjoba për parti politike ose për mbajtje të organizimeve nga partitë politike”, thotë Thaçi.

    Ai po ashtu thekson se mbi 2 mijë persona fizik dhe juridik janë ndëshkuar në vitin 2020 për mos respektim të masave antiCovid.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.